Edhe pse është 56 vjeç Pamela Anderson nuk nguron të shfaqet pa make up në daljet e saj publike.
Ajo doli e pa grimuar në prezantimin e koleksionit të veshjeve për gra Isabel Marant pranverë/verë 2024 , si pjesë e Javës së Modës në Paris. Anderson ishte e buzëqeshur, me flokët e saj te gjatë dhe kishte zgjedhur një fustan modest .
E pyetur për shfaqjen e saj natyrale ajo tha “ I vura re se të gjithë këta njerëz e tepronin me grimin dhe unë po bëj të kundërtën e asaj që bëjnë të gjithë”.