13 KM E FUNDIT TË KALUESHME PËR ÇDO AUTOMJET
Rruga e Kombit, Autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën , ka
përfunduar tërësisht së ndërtuari thuajse 13 vjet pas nisjes së
punimeve .
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se 13 kilometrat
e fundit të saj që ishin në ndërtim, kanë përfunduar tëresisht dhe
janë të hapura për qarkullim për cdo lloj.
Po ashtu janë finalizuar 7 urat e larta, punimet e të cilave kishin
mbetur përgjysmë prej vitesh.
Gjatësia e rrugës së kombit për pjesën shqiptare është 114 kilometra,
ndërsa në total shkon në 190 kilometra.
Kompania koncesionare”Albanian Highway Concession”që është bashkimi i
disa kompanive, ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e kësaj rruge per
30 vite.