TOSCANA WINE DISTRIBUTOR I BRANDEVE TË MËDHA!
Nëse mendoni se vëmëndja për verën duhet përqëndruar vetëm në kohë festash, e keni gabim!
Studimet kanë treguar se një gotë verë në ditë ju mban larg shumë sëmundjeve ndaj konsumi i saj duhet të jetë sistematik në masën e duhur.
Disa nga vetitë shëruese që gëzon vera janë: përmirësimi i kujtesës, rritja e jetëgjatësisë, ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, forcon shëndetin e syve, ul nivelin e kolesterolit etj.
Sipas përfaqësuese të bizneseve, në Shqipëri konsumi i verës është rritur në disa herë, dhe tani po shkohet drejt një konsumi cilësor.
Nëse jeni përballë dilemës, se cilën verë të zgjidhni, ne po jua lehtësojmë këtë pjesë.
Toscana Wine është një nga kompanitë më të mëdha, distributore dhe lidere e verërave më të mira të dy brandeve më të mëdha: Zonin si prodhuesi më i madh privat në Itali, dhe 13.jul-Plantaže si prodhuesi lider në rajon.
Por si nisi aktiviteti i Toscana Wine në Shqipëri?
Fillesat datojnë para 17 vitesh, ku nisi operimin në Tiranë dhe sot Toscana Wine është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, duke qenë prezent në bare, restorante apo markete.
Distributori Toscana Wine sjell nga Italia të gjitha brandet kryesire nga rajone të ndryshme të Italisë, si Amamrone dhe Prosecco nga Veneto ; Brunello di Montalcino dhe Chianti nga Toscana ; Primitivo dhe Primitivo di Manduria nga Puglia . Gjithashtu importojnë nga Sicilia , Piemonte, Irpina, Friuli, etj.
Administrator i “Toscana Wine” Ludovik Ëngjelli thotë për ProBizz se të gjitha produktet merren të çertifikuara nën proteksionin e Familjes Zonin e cila ka 32 agronomë dhe enologë që kujdesen për cilësinë e prodhimit nga vreshti deri në imbotilim.
Z. Ëngjëlli thotë se është një familje që prodhon nën markën Zonin që nga viti 1821.
Gjatë këtyre viteve, që nga nisja e operimit në Shqipëri, Toscana Wine ka promovuar konsumin e verës me anë të një marketing intensive duke organizuar mbrëmje degustimi, testing Wine me someliere profesionist dhe menyra te tjera per nxitjen e konsumit te verës. Të dhënat tregojnë se çdo ditë e më shumë klientët po kërkojnë siguri dhe cilësi për verërat që konsumojnë.
Pak rreth Zonin
Duke ruajtur me fanatizëm shumë nga metodat tradicionale të prodhimit të verës, familja Zonin ka vazhduar të përdorë traditat e vjetra që nga përfshirja e tyre e parë në treg. Me nëntë kantina të vendosura në zonat më prestigjioze të rritjes së verës në Itali,Zonin është shndërruar në një markë referimi në indutrine e verës dhe është e pranishme në tryezat e mbi 100 vendeve në mbarë botën.
Pak 13.jul-Plantaže
Prej më shumë se gjysmë shekulli, kompania malazeze 13 jul-Plantaže gëzon vreshta unik me sipërfaqe prej 2.400 ha. Plantaže ka në fokus varietetetet e rrushit autokton të Malit të Zi dhe verës autentike malazeze. 13 jul-Plantaže përfaqëson një nga prodhuesit më të mëdhenj të rrushit dhe verës në Evropën Juglindore.
+355 69 20 26 343