Nga sot të gjithë qytetarët që ndodhen pranë zonës së Ish Bllokut kanë mundësi të shijojnë të gjitha ëmbëlsirat dhe specialitetet që ofron Pastiçeri “Reka”.
Në një organizim të veçantë me personalitete të ndryshme të botës së medias, showbizz-it etj. është inaguruar edhe pika më e re e REKA-s tek Rruga Sami Frashëri në zonën e ish Bllokut.
Ky inagurim ka ngjallur interesin e shumë qytetarëve të cilët i gëzohen faktit se tashmë kanë pranë një nga pastiçeritë më të hershme në vend, “REKA”.
Tradita vazhdon… pas pikave te zona e Komunës së Parisit dhe tek Pazari i Ri, Reka zgjeron familjen duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve gjithnjë e në rritje për të shijuar recetat tradicionale.
E themeluar në vitin 1924 nga Mustafa Reka, ky biznes vijohet nga stërnipërit e tij, Enes dhe Siditi.
E ndërsa koha kalon dhe jetojmë në kohët moderne, nipërit kanë ditur të ruajnë me fanatizëm shijen e hershme të ëmbëlsirave Reka, me të njëjtin përkushtim e dashuri.
E nëse do të flasim pak për specialitetet e REKA-s që e dallojnë menjëherë në treg, përmendim sheqerparen, bakllavanë, puftet apo edhe llokumet.
Nuk mungojnë edhe të gjitha llojet e tjera të ëmbëlsirave si tortat, të cilat vijnë me shije dhe dizanj unik sipas preferencave.
Çfarë prisni?!
Reka ju pret edhe në Bllok!/ProBizz.al