Të gjithëve u ndodh që një moment të ditës ndihemi pa energji. Disa konsumojnë një filxhan kafe, por ekspertët e shëndetit rekomandojnë edhe pak mjaltë. Sheqernat natyralë në mjaltë mund t’u rikthejnë energjinë që u mungon.
Mjalti përmban shumë antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, çrregullimeve inflamatore, degjenerimit neurologjik, shërimit të plagëve, sëmundjeve infektive dhe plakjes.
Edhe dermatologët e sugjerojnë që të përdoret për maskat e fytyrës pasi kur aplikohet në lëkurë do të funksionojë si një agjent hidratues. Ju gjithashtu mund të bëni lehtësisht maskën tuaj për fytyrën duke përzier dy lugë gjelle mjaltë të papërpunuar me dy lugë çaji shafran.