Në sezonin e dimrit trupi jonë ka nevoja akoma më shumë për vitamina. Disa sugjerime për përimet që duhet të jenë pjesë e tryezave tuaja.
Lakra
Lakra është një ushqim i mirë për parandalimin e kancerit pasi është e pasur me vitaminë C dhe K.Ky perim ndihmon për të mbajtur në formë sistemin imunitar.
Lulelakra
Vitin e fundit e kanë shtuar prodhimin e lulelakrës për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu vendas dhe ai europian. Këtë muaj, ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, në sasinë e duhur, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta.
Karrota
Karrotat janë burim i shkëlqyer i vitaminës A e cila përdoret nga sytë për të ruajtur vizion të mirë. Përfitimet shëndetësore që vijnë nga ngrënia e karrotave shihen edhe në lëkurë dhe parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.