Një pikturë me bojra vaji nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milion dollarë në një ankand të Christie’s në New York, duke thyer vlerësimin e saj të para-shitjes prej 55 milion dollarë.
Portreti i të dashurës franceze të Picasso-s Marie-Therese, “Femme assise près d’une fenêtre (Marie-Thérèse)”, ose “Gruaja ulur pranë një dritareje”, kryesoi “Shitjen e Mbrëmjes së Shekullit 20” të enjten.
Keith Gill, kreu i departamentit të Impresionistit dhe Artit Modern në Christie’s London, tha se vepra mund të jetë e njohur për artdashësit nga paraqitja e saj në një ekspozitë historike ‘Picasso 1932’ në Tate Modern në 2018.
“Është një imazh tepër ikonik. Ai nuk është parë në ankand që nga viti 2013. Dhe vlerësimi i portreteve Marie-Therese, veçanërisht nga 1932, është rritur shumë që nga ajo kohë. Kështu që ky do të jetë një çmim i spikatur për artistin“,-tha Gill.
Pas një lufte të fortë ofertash, Picasso u mbyll nga një ofertues në internet në Kaliforni, tha Christie’s.
Ankandi i së enjtes, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga Rockefeller Center, shënoi veprën e pestë nga piktori spanjoll që ishte shitur për më shumë se 100 milion dollarë.
Burimi: Reuters