Cdo gjë rozë. Rëra, palma dhe kaktuse, një hapsirë e ëmbël e cila të gjithëve na tërheq për ta vizituar dhe për të provuar ndjesinë që ky plazh te jep.
Plazhi rozë, midis kanaleve në veri të Europës, po çmend të gjithë qytetarët e Amsterdamit dhe cdo person I cili shikon këto foto me ngjyra kaq terheqese që përcjellin qëtësinë dhe relaksin që cdokush kërkon. Në rrjetet sociale po përhapen fotografitë e këtij bari tendencë, udhëtarë dhe influencer janë në garë për të marrë sa më shumë pëlqime.
Kush e solli këtë ide kaq unike dhe të vecantë?
Plazhi rozë i Amsterdamit mban firmën e WONDR Experience, muzeu pop në Amsterdam, dhe Patricia Bustos, arkitektja spanjolle mjaft e njohur dhe e vlerësuar për propozimet e saj, të gjitha rozë. Por ideja ishte e Sarah Mendes, themeluese e WONDR, që gjatë emergjencës shëndetësore ndjeu nevojën për të krijuar një hapësirë ëndrrash, e cila do të evokonte, në njëfarë mënyre, plazhe të largëta dhe parajsa tropikale, përkohësisht të paarritshme. U tha u bë! Një plazh i gjithi rozë u krijua dhe është spektakolar. Këtu mund të çlodheni dhe të merrni rreze dielli në tarracën e madhe dhe të porosisni koktej shumëngjyrësh e të ecni me këmbët zbathur në plazhin me rërë rozë.
Është rëra, janë palmat dhe kaktuset si dhe një pishinë me topa blu. Ka edhe divane, në të cilët mund të relaksoheni dhe të shijojmë një koktej vetëm ose në shoqëri, atmosferë e cila të ben të harrosh të gjitha problemet dhe streset dhe dita të kalojë pa kuptuar.Nuk mungon asgjë. Në të vërtetë, një gjë, po: deti, pasi plazhi rozë që po çmend të gjithë botën, ndodhet në Amsterdam.
Ky është një detaj, jo i vogël, për ata që dëshirojnë t’i kalojnë ditët e tyre pranë detit. Megjithatë, atmosfera është kaq ëndërrimtare saqë plazhi rozë i përmbush tërësisht funksionet e tij ,t’i bëjë njerëzit të ëndërrojnë dhe të jetë sfondi i verës për qytetarët dhe udhëtarët që vijnë në qytet.
BURIMI: Siviaggia