“Njësia e makinave sportive luksoze e Volkswagen Porsche AG po shpejton lëvizjen e saj elektronike me planet për një fabrikë gjermane për të prodhuar bateri për automjete elektrike”,-tha zyrtari i saj kryesor ekzekutiv për Frankfurter, Allgemeine Sonntagszeitung.
Prodhuesit europianë të makinave, të cilët mbështeten kryesisht te furnizuesit e baterive në Azi, po kërkojnë të ulin varësinë e tyre nga jashtë, në dritën e një rritjeje në prodhimin e makinave elektronike për të përmbushur rregullat më të ashpra mjedisore në Bashkimin Europian.
“Bateritë janë një teknologji kryesore për industrinë e automobilave në Gjermani të cilën duhet ta kemi edhe në vendin tonë,”-i tha Oliver Blume gazetës në një intervistë që do të botohej të dielën.
“Porsche dëshiron të luajë një rol pionier në këtë,”-tha ai, duke shtuar se fabrika e baterive do të ndërtohej në qytetin suabez të Tuebingen.
Porsche do të blejë bateri EV nga kompania e saj mëmë Volkswagen e cila planifikon të ndërtojë gjysmë duzinë impiantesh të baterive në të gjithë Europën dhe të zgjerojë infrastrukturën për karikimin e automjeteve elektrike në të gjithë botën.
“Por do të ketë gjithashtu një segment për bateritë me performancë të lartë,”-tha Blume.
“Është një fushë e Porsche. Ashtu siç kemi zhvilluar motorë me djegie të brendshme me performancë të lartë, ne tani duam të jemi në ballë të baterive me performancë të lartë.”-shtoi ai.
Burimi: Reuters