• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Porti i ri në Porto-Romano, faza e parë 390 milionë euro pa TVSH, tenderi hapet në janar 2023

December 13, 2022
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të kërkojë financime të konsiderueshme për zbatimin e plotë të tij dhe vetëm në fazën e parë 390 milionë euro pa TVSH. Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.

Në prezantimin e projektit nga përfaqësuesi i kompanisë Royal Haskoning DHV u tha se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij. Ndërkohë sipas një kontrate ndërto dhe financo edhe operatorët e sektorit privat do të duhet të sigurojnë një shumë jo të vogël.

Modeli i një PPP-je në ndërtim duket se do të shtrihet edhe në këtë projekt ndërkohë që edhe operimi do të përfshijë sektorin privat me kontrata specifike një model që e ka aktualisht edhe Porti i Durrësit.

“Projekti është i realizueshëm dhe i qëndrueshëm. Ka një shpenzim fillestar mjaft të madh. Nuk mund të parashikoni që sektori privat mund ta paguajë këtë shpenzim fillestar sepse nuk është e rikuperueshme përmes operacioneve të sektorit privat.“

“Është qeveria që duhet të hyjë në lojë dhe kjo është një prirje e gjerë dhe një shembull klasik. Është shumë rëndësishme sepse ky investim bëhet për më shumë se një gjeneratë. Ku hyn sektori privat? Sektori privat hyn në lojë kur bëhet fjalë për veprimet operative, lehtësuesi është qeveria, sektori privat merret me operacionet dhe ky është modeli që kemi parashikuar për Porto Romano. Pronari, Autoriteti Portual Durrës që do të lejojë pastaj sektorin privat të bëjë pjesën e vet.“

“Portet zhvillohen me faza. Faza e parë 390 milionë euro pa TVSH dhe përfshin terminalin e kontejnerëve, punën për drenazhimin, infrastrukturën mbështetëse. Qeveria shqiptare në formë granti dhe APD do të jenë mbështetëset kryesore në këtë fazë”, tha ai.

Ndërkohë sipas raportit që po prezantonte përfaqësuesi i kompanisë konsulente me një kontratë ndërto dhe financo do të jetë operatori që do të fitojë garën që do të ofrojë 300 milionë euro për projektin.

Ndërlidhja e projektit me infrastrukturën

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë hapjes së prezantimit tha se projekti është produkt i një pune dyvjeçare ku kemi kryer projekt fizibiltietin, atë ekonomik dhe teknik vlerësimin e impaktit mjedisor që ka qenë një nga paketat më të rëndësishme të gjithë punës së bërë.

“Përmes dy investimeve madhore nga njëra anë Porti Tregtar i Durrësit i Porto Romanos dhe nga ana tjetër Ballina Ujore apo Marina Yacht e Durrësit po ndërtojmë një kompleks portual Durrës-Porto Romano tërësisht të modernizuar ku të gjithë terminalet dhe infrastruktura detare janë në pronësi shtetërore dhe ku një autoritet shtetëror, APD, do të mbikëqyrë të gjitha aktivitetit e operatorëve dhe koncesionarëve.“

“Projekti që do të prezantojmë sot vjen në trajtën e hulumtimeve gjeologjike dhe hidrografike dhe projeksioneve ekonomike për vendin dhe rajonin për vitin 2050 dhe është një projekt strategjik që mbulon nevojat për kapacitete detare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës por edhe vendeve të tjera që do të kenë dëshire të operojnë përmes këtij porti për 4 dekadat ardhshme.“

“Nuk bëhet fjalë për një kopje më të madhe të portit të Durrësit. Synojmë një investim me faza totalisht të ri modern i cili do ti përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme, si dhe një teknologji që nuk është aplikuar deri më tani në portet e rajonit.“

“Një vëmendje e posaçme i është kushtuar ndërlidhjes rrugore dhe asaj hekurudhore. Me një hekurudhë të brendshme e cila lidh gjithë terminalet dhe me 8 kilometra hekurudhë që e lidh Portin e Durrësit në Porto Romano me hekurudhën Tiranë-Durrës duke i dhënë akses si për linjat që do të ndërtohen në Veri ashtu edhe në Juglindje.“

“46 për qind e vlerës së këtij projekti do ë mundësohet nga qeveria shqiptare dhe 54 për qind financim që do të sigurohet si financim nga kompania ndërtuese pasi këtë opsion kemi zgjedhur nga kompania e konsulencës. Ne do të jemi të gatshëm të publikojmë garën ndërkombëtare për të gjitha kompanitë në fund të janarit ndërkohë që procesi do të mbyllet në korrik 2023”, tha Balluku.

Burimi: Revista Monitor

Tags: Belinda BallukuInvestimNdertimPortPorti i DurresitPorto-RomanoQeveriaRoyal Haskoning DHVTender
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë
Te Pergjithshme

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

July 22, 2026
Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare
Destinacione

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare

July 13, 2026
Shtyhet deri me 20 shkurt 2026 afati për deklarimin e inventarit tek Tatimet
Aktualitet

Administrata Tatimore intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri të larta

July 13, 2026
Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit
Destinacione

Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit

July 11, 2026
Shqiptarët paguajnë për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së
Aktualitet

Shqiptarët paguajnë për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

July 11, 2026
Shqipëria ka potencial të lartë në prodhimin e gjelbër, por ekosistem ende të vogël teknologjik
Aktualitet

Shqipëria ka potencial të lartë në prodhimin e gjelbër, por ekosistem ende të vogël teknologjik

July 10, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 14 dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

9 hours ago
iPhone 18 dhe iPhone 18e pritet të vijnë me më shumë RAM, ja çfarë do të ndryshojë

iPhone 18 dhe iPhone 18e pritet të vijnë me më shumë RAM, ja çfarë do të ndryshojë

10 hours ago
5 zakone të përditshme të grave që janë të lumtura në punë

5 zakone të përditshme të grave që janë të lumtura në punë

11 hours ago
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

5 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset