Masat kufizuese për parandalimin e covid-19 janë përkthyer në rënie drastike të ekonomisë në periudhën prill maj qershor 2020, periudhë e cila përfshin edhe kohën e karantinimit dhe mbylljes totale të disa biznesve.
Instat raporton sot se në tremujorin e dytë ekonomia shqiptare u tkurr me afro 10.2% kundrejt të njëjtës përiudhë të vitit të kaluar.
Sipas Instat të gjithë sektorët kanë pësuar rënie të lartë kundrejt të njëjtit tremujor të vitit 2019.
Gropa më e madhe duket tek Tregtia, Transporti, dhe sektori Hotelerisë me rënie afro 26.3%. Industria Përpunuese , nxjerrëse ka rënë me afro 13.1%, ndërtimi u tkurr 10.9%, .
Të vetmet që kanë performuar mirë edhe në periudhën e vështirë, janë bujqësia dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme.
Në total rënia ekonomike për 6 mujorin e parë të vitit 2020 është 6.6% .
Edhe institucionet financiare ndërkombëtare e kanë parashikuar një goditje të tillë ekonomike për shkak të pasojave të pandemisë.
Berzh prêt një rënie me 9% gjate 2020 ndërsa FMN rishikoi ditët e fundit parashikimin për ekonominë shqipatre në një rënie ekonomike në -7.5%.