Princi britanik William dhe gruaja e tij Kate u kthyen të mërkurën në universitetin ku u takuan dhe u dashuruan dy dekada më parë.
Çifti mbretëror, i cili aktualisht është në një turne në Skoci, u kthye përsëri në Universitetin e St Andrews për të dëgjuar se si studentët po përballeshin me pandeminë COVID-19, ndërsa gjithashtu morën pjesë në lundrimin me jaht në plazhin aty pranë.
William, 38 vjeç dhe Kate, 39 vjeç, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, u takuan në 2001 kur ishin studentë duke studiuar historinë e artit në universitetin në bregun lindor të Skocisë. Ata u martuan në vitin 2011 dhe tani kanë tre fëmijë.
“Ishte këtu në Skoci – njëzet vjet më parë këtë vit – që unë u takova për herë të parë me Catherine,”-tha William në një fjalim disa ditë më parë.
“Eshtë e panevojshme të thuhet, qyteti ku takoni gruan tuaj të ardhshme ka një vend shumë të veçantë në zemrën tuaj. George, Charlotte dhe Louis tashmë e dinë se sa e dashur është Skocia për të dy ne, dhe ata kanë filluar të ndërtojnë kujtimet e tyre të lumtura edhe këtu.”-shtoi princi.
Burimi: Reuters