Vrasësit kryesorë në mbarë botën janë sëmundjet kardiovaskulare . Vetëm në Shtetet e Bashkuara, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se sëmundjet e zemrës marrin një jetë çdo 36 sekonda.
Sipas një studimi të publikuar në gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës konsumimi i avokados zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si tek burrat ashtu edhe gratë.
Ata që hanë avokado shpesh ulnin rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës, krahasuar me ata që nuk e konsumonin. Avokado përmban vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminat C, E dhe K dhe magnez.