Ecja në tokë na ndihmon për shëndetin, por ngjitja në shkallë është një nga mënyrat më efektive për të mbajtur në formë trupin tuaj.
Është një ushtrim i shëndetshëm për zemrën pasi përmirëson aftësinë kardiorespiratore, por mund të tregojë nëse dicka nuk është në rregull me zemrën tuaj. Në disa mënyra ngjitja e shkallëve ka efekt edhe për pjesën e poshtme të trupit.
Gjithashtu shërben edhe për uljen e presionit të lartë të gjakut.
Ngjitja e shkallëve mund të shërbejë edhe si qetësues i stresit. Aktiviteti fizik shkakton lirimin e endorfinës, përmirësues natyralë të humorit që reduktojnë stresin dhe ankthin.