Shumë njerëzve ju flihet më shumë kur bie shi, por pakkush i di arsyet pse ne ndihemi ndryshe nga ditët me diell.
Studimet kanë treguar se në netët më shi ndihemi më te lodhur dhe si rezultat flemë më shumë gjumë.
Melatonina
Melatonina është një hormon që ndihmon trupin të rregullojë ciklin gjumë-zgjim. Dhe kur është kohë me re dhe reshje, prodhimi i melatoninës është i lartë, kështu që mund të flini.
Serotonina
Serotonina është një neurotransmetues i lidhur me lumturinë. Drita diellore luan një rol të madh në prodhimin e këtij hormoni. Prandaj, kur ka më pak diell, truri prodhon më pak serotonin dhe aq më pak në ditët me shi. Ndaj ndodh që në ditët me reshje keni ndjesinë e depresionit dhe mungesës së motivimit.