Një studim i ri ka treguar se punimi në turne jo të rregullta mund të shkaktojë dëme afatgjatë në kujtesën dhe aftësitë mendore të njerëzve. Puna me turne mund të prishë orën biologjike të trupit në një mënyrë të ngjashme me lodhjen nga fluturimi, dhe më parë është lidhur me një rrezik të lartë për probleme shëndetësore, si problemet e zemrës dhe madje edhe disa lloje kanceri.
Megjithatë, shkencëtarët tani kanë gjetur një lidhje midis punimit në turne jo të rregullta dhe rënies së funksionit të trurit . Në një studim me 3,000 njerëz që jetonin në Francë, shkencëtarët zbuluan se personat që punonin me turne të ndryshme performuan dukshëm më keq në testet e kujtesës dhe aftësive njohëse sesa njerëzit që kishin punuar me orar të rregullt.
Niveli i rënies së aftësive njohëse të parë tek njerëzit që punonin me turne të parregullta për 10 vjet ishte i barabartë me gjashtë vjet e gjysmë rënie e aftësive njohëse natyrore, të lidhur me moshën, thanë studiuesit nga universitetet e Toulouse dhe Swansea. Nuk është kuptuar plotësisht se si puna me turne mund të ketë ndikim në funksionin e trurit.
Çrregullimet në orën e trupit – ose ritmin cirkadian – dihet se ndikojnë në trupin dhe mendjen. Njerëzit që rregullisht fluturojnë për distanca të gjata janë treguar se vuajnë nga funksioni më i dobët i trurit, që mendohet se shkaktohet nga dëmtimi i disa strukturave të trurit, të shkaktuara nga mbiprodhimi i hormoneve të stresit.
Një mekanizëm i ngjashëm mund të ndodhë te njerëzit që punojnë me turne të alternuara të natës dhe të ditës për një periudhë të gjatë kohore. Është sugjeruar gjithashtu se punëtorët e turneve të natës mund të jenë më të ndjeshëm ndaj mungesës së vitaminës D për shkak të ekspozimit të reduktuar ndaj dritës së diellit. Mungesa e vitaminës D është lidhur me funksionin e dëmtuar të trurit nga disa studime.
Në studimin francez, 1200 nga pjesëmarrësit u ndoqën në tre faza të ndryshme, në 1996, 2001 dhe 2006. Një në pesë prej tyre kishte punuar me turne jo të rregullta. Ata që ishin aktualisht ose kishin punuar më parë në turne të ndryshme kishin rezultate më të ulëta në testet e kujtesës dhe shpejtësisë së përpunimit të informacionit sesa ata që punonin me orar të zakonshëm të zyrës.
Studiuesit zbuluan se ndalimi i kësaj praktike lidhej me një përmirësim në funksionin njohës – duke sugjeruar se çdo efekt i keq është i kthyeshëm – por thanë se u deshën pesë vjet që të shihej ky efekt.
Marrë nga Geekroom.al