Presidenti rus Vladimir Putin dha shenja tolerance ndaj kriptovalutave, të cilat gjithnjë e më shumë po vihen në shënjestër të ligjvënësve në të gjithë botën për shkak të frikës se mund të përdoren për pastrim parash dhe aktivitete kriminale.
Kriptovalutat “kanë të drejtë të ekzistojnë dhe mund të përdoren si mjet pagese”, tha Putin në një intervistë me CNBC, që u postua në faqen e internetit të Kremlinit. Megjithatë, ai paralajmëroi se ishte shumë shpejt për të folur për përdorimin e monedhave dixhitale për tregtimin e naftës dhe mallrave të tjerë që përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të Rusisë.
Rusia ka kërkuar alternative të tjera për tregtimin përvec dollarë që kur u godit me sanksione në 2014 pas aneksimit të Krimesë, dhe Putini akuzon SHBA-në se po përdor monedhën e saj si armë. Mbështetësit e kriptos argumentojnë se paratë e decentralizuara përfundimisht do të zëvendësojnë monedhat e emetuara nga bankat qendrore.
Banka e Rusisë ka paralajmëruar vazhdimisht investitorët se tregu i kriptove është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm dhe monedhat digjitale nuk lejohen të përdoren si një metodë pagese në vend. Sidoqoftë, nuk ka plane për një ndalim të përgjithshëm të ngjashëm me atë të Kinës, tha zëvendës ministri i financave Alexei Moiseev këtë javë, sipas Interfax.
Toleranca e Putinit ndaj kriptomonedhave vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë konsideron fillimin e një iniciative të gjerë për të rishikuar dhe koordinuar politikën e kriptove në administratën e Presidentit Joe Biden, që mund të çojë në rregullore të reja. Kina këtë vit ka goditur industrinë dhe në Shtator ndaloi të gjitha transaksionet me kripto.
Burimi: Bloomberg