Të gjithë qytetarët do paguajnë sigurimin e detyrueshëm për dëmet nga tërmetet për çdo banese në republikën e Shqipërisë . Sipas projektligjit kjo pagesë do kryhet cdo vit përfshirë dhe banesat sociale dhe ato ne proces legalizimi.
Kjo do të mbulojë dëmet në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në kontratë.
Përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, kërkesa për kompensim të dëmeve morale, sendet brenda banesës së objektit të siguruar, shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave, humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.
Polica e sigurimit është e vlefshme vetëm për një vit dhe në rast tërmeti dëmshpërblimi paguhet brenda 9 muajsh ne një vlerë që përcaktohet sipas metodologjive te qeverise. Kush nuk siguron banesat nuk merr shërbim në e-Albania dhe as në QKB. Shuma e sigurimit do përcaktohet me vendim qeverie.