Qeveria shqiptare jep 874 milionë lekë mbështetja buxhetore për 30 bashkitë që u prekën më shumë nga përmbytjet dimrin e fundit.
Mësohet se bashkitë që kanë përfituar më shumë janë, Klosi, Pogradeci, Tirana , Roskoveci e më pas bashkitë e tjera.
Klos – 99,845,397.00
Pogradeci – 95,138,452.00
Tirana – 86,055,640.00
Roskoveci – 94,827,604.00
Bashkia Klos, rreth 100 mln lekë i ka kërkuar për të ndërtuar urën mbi lumin Mat në fshatin Dom, e njohur si ura e Zogut, që është dhe monument kulture.
86 milion lekë që janë vendosur në dispozicion të Tiranës, do të jenë vetëm për rehabilitimin e perroit te Gjerozes.
Ndërsa për zonën e nën Shkodrës këshilli i ministrave ka miratuar fondin prej 19 milion lekësh.
Puka dhe Hasi, janë bashkitë që kanë përfituar fondin më të ulët.