Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë pamje të kantierit të Portit të Ri turistik në Durrës.
“ Aty ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë stardard mjedisor prej shumë dekadash”, shkruan në rrjetet sociale Rama.