Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ka ndjekur me shqetësimvendimin e marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës “Përmasa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, i cili kahyrë në fuqi më 22 Janar 2022.
Në këtë vendim, ndër të tjera, përfshihen masat e reja mbihyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Kosova, duke vendosur kusht certifikatën e vaksinimit me tre doza kundërCOVID-19 ose certifikatën e vaksinimit me dy doza kundërCOVID-19 bashkë me testin RT-PCR negative jo më herët se 48 orë para nisjes. Gjithashtu është vendosur kufizim orari përlejimin e aktivitetit të gjithë gastronomisë në Kosovë deri nëorën 21:00.
Masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve nëKosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm nga doza e dytë (6 muaj) dhe kryerja e testit të RT-PCR i ngarkon me një kosto shtesë financiare të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë hyrje-dalje të shpeshta me Republikën e Kosovës.
Masa e marrë nga Qeveria, në kufizimin e orarit për lejimin e aktivitetit të gastronomisë deri në orën 21:00 nuk bënë gjë tjetër veçse rëndon akoma dhe më shumë këtë sektor si dhe ndikon në uljen e volumit të shitjeve duke cënuar rëndë të gjitha bizneset që operojnë me këtë sektor.
Referuar rekomandimit të Organizatës Botërorë të Tregtisë kushprehet qartë se, rimëkëmbja do të jetë më e shpejtë, nësevendet i mbajnë tregjet e hapura, nuk vendosin barriera dheveprojnë së bashku si dhe faktit konkret ku vendet e mëdha të Evropës si Anglia, Franca, Spanja tashmë po i lehtësojnëmasat kufizuese në vendet e tyre, ky vendim i Qeverisë sëKosovës, në këto kohë, nuk sjell gjë tjetër veçse pengon lirinëe lëvizjes dhe tregtisë së lirë.
Duke shprehur mirëkuptimin tonë mbi gjendjenepidemiologjike i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojnë këtë vendim duke mos penguarqarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë.