Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku inspektuan kantierin e aksit Thumanë –Kashar, pjesë e korridorit Blu. Aksi strategjik lidh veriun me jugun dhe Shqipërinë në rrjetin europian të infrastrukturës rrugore, ku janë realizuar deri më tani 40% e punimeve
Aksi do të jetë i shpejtësisë së lartë deri në 140km/orë, duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa parashikohen edhe një sërë veprash arti, 2 mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët, si edhe rrugët paralele.