Pas kalimit të Covidit gjithnjë e më shumë qytetarët ankohen për pasoja në rënien e flokëve dhe kjo është bërë jo pak shqetësuese, jo vetëm në moshat e mëdha, por edhe tek të rinjtë.
Megjithatë, ekziston një metodë tejet efektive dhe e shëndetshme që po jep rezultat. Klinika ADVANCED FUE e ofron këtë shërbim për qytetarët të cilët kanë probleme me rënien e flokëve, rënien e dëndësisë dhe mungesën e flokëve të shëndetshëm.
Trajtimi PRP (Platelet Rich Plasma) ose i njohur ndryshe si trajtimi “Vampire Facelift” ose “Dracula”, përdor plazmën e pasur me trombocite e cila përfiton nga procesi i centrifugimit të gjakut të personit. Kjo plazmë e përftuar centrifugohet në një proces të dytë me kompletin (lentin ushqyes) përkatës.
PRP përdoret gjerësisht në:
- Rigjenerimi i lëkurës në zonën e fytyrës, qafës, dekoltesë.
- Hair loss treatment.
Si ndihmon PRP në trajtimin e rënies së flokëve?
Ndryshimet e vazhdueshme sezonale ndikojnë shumë edhe në shëndetin e flokëve tanë. Specialistë të Klinikës Advanced FUE na japin më shumë detaje për mënyrën si operohet.
PRP konsiston në injektimin në lëkurën e kokës së përbërjes së përftuar nga centrifugimi i gjakut të personit që kryen trajtimin. Injektimi i plazmës së centrifuguar me kompletin përkatës depërton në folikulën e flokëve duke stimuluar kështu rritjen e flokëve të rinj në mënyrë natyrale.
PRP është një trajtim mini invaziv. Rezultatet e para vihen re 2 muaj deri në 1 vit pas procedurës së kryer.
Kjo procedurë zgjat gati 1 orë dhe klienti nuk ka nevojë për kohë rikuperimi pas procedurës, ndaj i kthehet menjëherë aktiviteteve të përditshme.
Cilat janë procedurat PRP?
Mjeku specialist do të marrë një mostër gjaku, sasia e së cilës varet nga vendi ku do të injektohet produkti që rezulton. Gjaku vendoset në një centrifugë, një makinë që ndan përbërësit e gjakut gjatë një procesi që zgjat rreth 15 minuta. Plazma e përftuar centrifugohet sërish me kompletin (lentin ushqyes) përkatës. Specialisti i fushës më pas do të injektojë PRP në zonën e synuar.
Rezultatet e terapisë PRP për rigjenerimin e lëkurës ose trajtimin e rënies së flokëve ndryshojnë nga një sërë faktorësh si mosha ose struktura e lëkurës. Për rezultate optimale, rekomandohet 1 seancë çdo 2 muaj në 6 seanca për 12 muaj.
Për më shumë informacion Klinika Advanced FUE ofron edhe konsulta falas.