“Ai që sundon aromën, sundon zemrat e njerëzve“, kështu thotë një citim i famshëm për aromat. Një parfum luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e personalitetit, duke rritur vetëbesimin dhe duke pasqyruar karakterin tuaj, ndaj përzgjedhja e tij është një vendim i rëndësishëm.
Si të zgjidhni një parfum që do të zgjasë më shumë dhe nuk do të shuhet vetëm pas orës së parë? Epo, sekreti qëndron në bazën e vetë parfumit – më saktë, nëse ka alkool apo vaj në të.
Rian Parfume është parfumeria që ju ofron zgjidhjen perfekte, duke sjellë në treg parfumet vajorë origjinalë, të duhurat për t’i bërë të tjerët të adhurojnë aromën që ju keni.
Parfumet vajorë kanë disa të veçanta dhe shumë përfitime, siç është fakti se ato e ruajnë aromën e tyre për një kohë të gjatë. Kjo për shkak se elementët dhe ekstraktet në to janë shumë më të përqendruara se në parfumet standarde me bazë alkooli. Vajrat priren të “ngjiten” në lëkurë dhe të qëndrojnë.
Baza vajore i bën parfumet e Rian Parfume natyrshëm hidratues për lëkurën tuaj, gjë që jo vetëm i ndihmon të zgjasin më shumë, por edhe i bën të përshtatshëm për çdo lloj lëkure.
Parfumet me bazë vajore janë më unike dhe japin erë të ndryshme kur aplikohen në lëkura të ndryshme.
Me parfumet e Rian Parfume, me siguri që do të shfaqni një aromë të vërtetë, të re dhe magjepsëse duke iu lënë një atmosferë të këndshme njerëzve rreth jush.
Parfumet janë gjithashtu perfekte dhe për t’ua dhuruar partnerit, partneres apo miqve tuaj.
Ofrojini vetes dhe të dashurve tuaj këtë aromë unike, delikate dhe sensuale duke porositur aromën tuaj vetëm në Rian Parfume. Porosia juaj do të vijë kudo që ju ndodheni në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Bëjeni veten të ndiheni pjesë e elitës!/ProBizz.al