Në vitin e ardhshëm, kompania Apple ka planifikuar të lancojë një version ndryshe të iphone që do të shitet së bashku më iphone 17, iphone 17 Pro dhe iphone 17 Pro Mac. Ky variant pritet të jetë 2 milimetra më i hollë se iphone 16 Pro aktuale.
Apple do të pajisë iPhone 17 Air me çipin e modemit të dizenjuar vet dhe do të ketë një ekran me madhësi rreth 6.6 inç dhe gjithashtu do të ketë një lente në pjesën e pasme të kamerave.
Kompania vazhdon të eksplorojë teknologjinë e palosshme të iPhone. Përfundimisht, Apple mund të debutojë një sistem në një çip që përfshin një procesor, modem, çip Wi-Fi dhe pjesë të tjera, të cilat do të kursenin hapësirë shtesë dhe do të lejonin një integrim më të ngushtë midis komponentëve të harduerit.











