Një robot humanoid është bërë viral për mimikat e tij tepër të detajuara të fytyrës.
Engineered Arts ka zbuluar robotin e saj Ameca në YouTube dhe duket si pjesë e një filmi fantastiko-shkencor. Shihni vetë më poshtë:
Videoja tregon se makina lëviz shpatullën e saj, përpara se një klikim të bëjë që sytë e saj të hapen dhe të shprehin një pamje të vërtetë tronditje ose habie.
Ajo grys vetullat, pulson disa herë (edhe pse nuk ka nevojë) dhe vëzhgon krahun me një vështrim intensiv dhe kureshtar.
Klipi i shkurtër përfundon me Ameca që shtrin dorën dhe formon një buzëqeshje të lehtë teksa shikon në shpirtin tuaj.
Është padyshim mbresëlënëse; nuk ka fjalë tjetër për të.
Paraardhësit e robotëve njerëzorë kanë imituar mirë shprehjet e fytyrës njerëzore, megjithatë ata janë prirur të duken paksa të sikletshëm dhe… robotikë.
Sidoqoftë, tranzicioni i qetë i Ameca-s midis emocioneve të ndryshme si dhe fytyrës pothuajse perfekte me pamjen njerëzore shpjegon pse Engineered Arts e përshkruan atë si ‘robotin më të avancuar në botë në formë njeriu’.
Njerëzit në YouTube njëkohësisht u tronditën dhe u mahnitën se sa realiste dhe e ngjashme me njeriun është makina.
Një përdorues shkroi: “Unë e di që duhet të kemi frikë nga Inteligjenca Artificiale, por ky është roboti i parë femëror që nuk më ka trembur. Është shumë e bukur.“
Një tjetër tha: “Janë sytë. Njerëzit e marrin të mirëqenë se sa të rëndësishëm janë sytë kur bëhet fjalë për diçka që duket e gjallë. Lëvizja e shpejtë, fokusi, hapja e syve, vëmendja që ata i kushtojnë çdo gjëje.”
Disa njerëz e krahasuan Ameca me serinë NS-5 nga I, Robot me Will Smith. Për të qenë të drejtë, përveçse robotët në atë film kanë një fytyrë si xhami, ata janë goxha të padallueshëm.
Sfida e madhe do të jetë që këta robotë të jenë në gjendje të ecin përreth, dhe Engineered Arts thotë se kjo është shumë larg.
Fytyra është e vendosur në një ‘trup artificial të ngjashëm me njeriun (AI x AB)’ që krenohet me një ‘sistem operativ të fuqishëm roboti Tritium’.
Engineered Arts shpreson se dizajni i tyre do të jetë rruga e së ardhmes, sepse “përfaqëson liderin e teknologjisë njerëzore-robotike”.
“E projektuar posaçërisht si një platformë për zhvillim në teknologjitë e ardhshme të robotikës, Ameca është platforma e përsosur robotike njerëzore për ndërveprimin njeri-robot,” thotë kompania në faqen e saj të internetit.
“Ne fokusohemi në sjelljen e teknologjive inovative, të cilat janë të besueshme, modulare, të përditësueshme dhe të lehta për t’u zhvilluar.”
Burimi: Ladbible