Në një studim ku u përfshinë 5447 persona nga disa vende të ndryshme të botës u arrit në përfundimin se koha më e lumtur e ditës është rreth orës 19:00.
Në këtë hulumtim të publikuar në “The Journal of personality” u fokusuan më shumë tek momentet më të rëndësishme të ditës. Lumturia ndihet më shumë në këtë orë pasi të gjithë mblidhen më familjen ose janë duke kaluar kohë me miqtë. Disa prej tyre mund të jenë duke u relaksuar apo duke gatuar për të dashurit e tyre.
Një orë tjetër e lumtur për të anketuarit ishte mesnata. Rreth kësaj kohe u vu re një rënie e dukshme e ndjenjave negative, si shqetësimi, frika, zemërimi etc.