Bisphenol A është një substancë që gjendet tek shishet plastike dhe mund të veprojë në trupin e njeriut menjëherë pas kontaktit me të. Kjo lloj substancë është ndaluar prej vitesh në Bashkimin Europian për prodhimin e shisheve të bebeve .
Gjithashtu është i ndaluar edhe importi e prodhimi i produkteve që e përmbajnë.
Në një studim të botuar në revistën “Diabetes” personave të cilëvë iu dha Bisphenol kishin një pergjigje të reduktuar ndaj insulinës që do të thotë se siubstaca rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit , tipi 2.
Kohët e fundit po diskutohet shumë që plastika të ndalohet në industrinë ushqimore , duke ofruar si alternativë enët e qelqit apo çelikut.
Po ashtu ekspozimi i shisheve plastike në diell mund të çlirojë kimikate të rrezikshme.
Prandaj vazhdimisht janë dhënë mesazhe ndërgjegjësimi për publikun që të reduktohet përdorimi i tyre.