Në muajin Maj është rikthyer rritja e inflacionit , pas gjashtë muajsh rënie.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, muajin e kaluar, inflacioni arriti në 4.7%.
Krahasuar me muajin Maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve sipas INSTAT vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” si dhe “Mobilje e pajisje shtëpie”.
RRITJA VJETORE E ÇMIMEVE
USHQIME DHE PIJE JOALKOOLIKE 10 %
ARGETIM DHE KULTURE 6,9 %
MOBILJE, PAJISJE SHTEPIE 6,5 %
Banka e Shqipërisë ka parashikuar që inflacioni do të pësojë rënie graduale, duke iu rikthyer objektivit prej 3 % vitin e ardhshëm.