Në vitin 2022, BE prodhoi 3.2 miliardë litra akullore, duke shënuar një rritje prej 5 % nga viti i kaluar.
Ndër vendet e BE-së, Gjermania ishte prodhuesi kryesor i akullores në vitin 2022 duke prodhuar 620 milione litra akullore, e ndjekur nga Franca ( 591 milionë litra) dhe Italia ( 571 milionë litra).
Përvecse prodhuesi më i madh i akullores në vitin 2022 ,Gjermania prodhoi mesatarisht akulloren më të lirë me 1.5 euro për litër. Franca raportoi një cmim mesatar prej 1.9 euro për litër akullore , ndrsa Italia raportoi një cmim mesatar prej 2.3 euro për litër akullore . Akullorja më e shtrenjtë është prodhuar në Austri, me një cmim mesatar prej 7.0 euro për litër akullore , e ndjekur nga Danimarka (4.4 euro për litër ) dhe Finlanda (2.8 euro për litër).
Franca përbënte një të pestën e totalit të eksporteve të akullores jashtë BE-së . Në vitin 2022, vendet e BE-së eksportuan 250 kilogramë akullore në vendet joanëtare të BE-së me një vlerë totale prej 930 milionë euro. Nga ana tjetër, importet e akullores nga vendet jashtë BE-së arriten në 61 milionë kg , me vlerë 203 milionë euro. Sasia e importeve të akullores jashtë BE-së u ul me 14 % në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, ndërsa eksportet ranë vetëm me 2 %.
Franca eksportoi 53 milionë kg akullore në vitin 2022, duke përbërë 21 % të eksporteve të akullores jashtë BE-së . Kjo e bëri atë eksportuesin më të madh të akullores në të gjitha vendet e BE-së përpara Holandës , Italisë , Gjermanisë dhe Belgjikës .
Përshtatur dhe përkthyer nga Eurostat për Probizz.al