Qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve, formula e re e miratuar në vitin 2018 parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do jetë 0.05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset kjo taksë do jetë 0.15%.
Eksperti i ekonomisë, Edurat Gjokutaj, ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania pikërisht për të folur për ndikimin që rritja e çmimit të referencës do ketë. Ai tha se nga kjo do prekej më tepër Tirana dhe zonat në zhvillim rreth saj.
“VKM-ja që ka dalë së fundmi, në fund të korrikut, prek Tiranën dhe njësitë administrative rreth Tiranës, si Linza, Farka, në të cilat ka rritje deri në 76% të çmimit referues, kjo është një rritje shumë e madhe. Në zonën e bllokut rritja është 8%. Do duhej një rritje e harmonizuar dhe një studim gjithëpërfshirës që të shikonte se kë prekte dhe sa do ndikojë kjo te taksapaguesit e mesëm”,-tha eksperti i ekonomisë.
Burimi: Euronews Albania