Një ditë pas ngritjes së shqetësimit për rritjen e energjisë elektrike nga shoqata të biznesit, kompania Eco Energia thotë se nuk ka vend për shqetësim për menaxhimin e krizës dhe rritjes së çmimit nëse zgjidhni investimin e prodhimit nga dielli.
Ditën e djeshme 11 shoqata të biznesit ngritën shqetësimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe kërkuan nga qeveria marrjes e masave të menjëhershme për këtë problem, ku një ndër kërkesat ishte dhe miratimi i ndryshimeve të nevojshme ligjore për lehtësimin e procedurave të vetëprodhimit të energjisë elektrike nga shoqëritë e vogla, të mesme apo klientë familjarë pa u limituar te fuqia e instaluar 500 kW nga panelet diellore, por edhe duke përfshirë burime të tjera të rinovueshme të tilla, si era apo uji.
Eco Energia është kompania e parë që ka sjellë në Shqipëri metodën e prodhimit të energjisë elektrike me anë të impianteve fotovoltaike. Ajo operon në rajon që nga viti 2006, ndërsa prej 7 vitesh tashmë biznese dhe subjekte të ndryshme shqiptare, si nga sektori i turizmit, i prodhimit, i shërbimeve etj. i kanë besuar Eco Energia-s prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Eco Energia është ndër kompanitë e para të certifikuara në Greqi në ndërtimin e impianteve fotovoltaike nga agjencitë më të besuara të certifikimit në Evropë dhe është krijuar me mbështetjen dhe në partneritet të plotë më kompaninë greke EcoEnergia.
Në kohën kur furnizimi me energji elektrike është kthyer në një problem madhor, Eco Energia nuk lë vend për shqetësim, pasi ajo sjell teknologjinë më të fundit për instalimin e paneleve fotovoltaike dhe stafin më profesional dhe me përvojë, që siguron cilësi në projektimin, ndërtimin dhe instalimin e impianteve fotovoltaike. Jo vetëm një investim i sigurt, por dhe një kthim investimi i shpejtë./ProBizz.al