Industria e përpunimit të qumështit: Lajm i pavërtetë
Reagimi i plotë
Të nderuar,
Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” është një organizatë jofitimprurëse, ku themelues të shoqatës janë kompanitë më të mëdha që operojnë në industrinë e përpunimit të qumështit.
Nisur nga keqinformimi dhe informacionet e pavërteta që kanë qarkulluar këto ditë në media mbi çmimet dhe kostot e sektorit të përpunimit të qumështit, shoqata jonë që në përbërje të saj ka 8 anëtarë, dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe veçanërisht konsumatorët tanë si me poshtë vijon:
- Asnjë nga kompanitë anëtare të shoqatës sonë nuk ka ndryshuar apo rritur çmimet për produktet me qumësht lope, të cilat përbëjnë 92-95% të produkteve që gjenden dhe tregtohen në raftet e marketeve dhe supermarketeve. Pra, lajmi i qarkulluar në media në ditët e fundit se do të ketë rritje të çmimeve për produktet me qumësht lope është i pavërtetë dhe keqinformues.
- Është vetëm 1 kompani, që është anëtaree shoqatës sonë, e cila ka lajmëruar për rritje të çmimeve,VETËM për produktet me qumësht dele dhe dhie. Theksojmë që është VETËM 1 kompani dhe është VETËM për produktet me qumësht dele dhe dhie. Edhe kjo kompani, e gjendur në një situatë shumë të vështirë të kostove të operimit, është ndikuar nga kostot e shtuara nëgrumbullimin dhe përpunimin e lendës së parë për qumështin e deles dhe dhisë. Konkretisht,në analizën financiare që kjo kompani ka bërë sqaron se:
- Qumështi i të imtave po blihet sotnga blegtorët mbi 50% më shumë se para 1 viti.
- Qumështi i të imtave është sezonal dhe kjo bën që të ketë çmim të lartë gjatë periudhës së prodhimit të tij, sepse nuk është disponibël në muaj të tjerë.
- Sasia e prodhuar e qumështit tëtë imtave është në rënie nga viti i kaluar, kjo e konfirmuar dhe nga statistikat e INSTAT, sepse ka rënë numri i krereve të deleve dhe dhive që mbarështrohen në vendin tonë.
- Duke qenë se asnjë nga kompanite e tjera nuk do të kenë ndryshim të çmimeve të produkteve të tyre, qartazi vërtetohet se nuk ka asnjë dakordësi apo marrëveshje për çmimetnë sektorin e përpunimit të qumështit. Ky është një treg i lirë dhe asnjë operator nuk ka mundësi të vendosi për çmimet.Nuk jemi në një treg të kontrolluar apo monopol pasi aktualisht importi po zë vend gjithmonë e më shumë në raftet e supermarketeve shqiptare. Është e drejta e çdo operatori prodhues apo tregtari të ofrojë produktet dhe çmimet e tij, nga ana tjetër është konsumatori ai që zgjedhë në një ofertë të larmishme me jo me pak se 300 oferta produktesh. Duhet të mbahet në konsideratë në çdo analizë që bëjmë, se në tregun dhe sektorin e përpunimit të qumështit:
- operojnë mbi 300 operatorëtë ndryshëm brenda vendit
- Informaliteti është në shifra jashtëzakonisht shumë të larta
- Mbi 40% e tregut dominohet nga produkte të importit
- Është klienti pastaj ai që zgjedh se produktet e cilës kompani vendase të prodhimit apo importuesi do të blejë për të konsumuar.
- Përfitojmë nga rastiqë të ndërgjegjësojmë të gjitha instancat shtetërore dhe aktorët kryesor të fushës për rritjen e sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit dhe mbi të gjitha eleminimin e fenomenit të qumështit të rrugës dhe përpunuesveinformal të qumështit. Konkretisht bazuar edhe në shifrat e INSTAT në vendin tonësasia e prodhuar e qumështit është 1,01 milion tonë, ndërsa sasia e grumbulluar është vetëm 115 mijë ton. Pra:
- VETËM 11%e sasisë së qumështit të prodhuar në vend rezulton të kalojë nëpërmjet një procesi kontrolli, përpunimi dhe paketimi të standardizuar në sektorin e përpunimit të qumështit
- Pjesa tjetër prej 89% është totalisht ekonomi informale në sektorin e qumështit.
- 30% e kësaj sasie përdoret për konsum vetjak;
- ndërsa 70% e kësaj sasie përpunohet në informalitet dhe jashtë çdo lloj standardi nga njësi përpunimi dhe baxho të padeklaruara.
Në mënyrë që shqiptarët të ushqehen me qumësht dhe nënprodukte të tij të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standardeve të lejuara të ushqimit, është e domosdoshme ndërhyrja e menjëhershme në këtë sektor, për të bërë të të mundur formalizimin dhe standardizimin e të gjitha baxhove dhe njësive të përpunimit të qumështit në vendin tonë. Fokusi i industrisë së përpunimit të qumështit është prodhimi i fermerit shqiptar, prandaj kërkojmë që të gjitha masat fiskale dhe tatimore dhe mbështetja nëpërmjet subvencioneve të orientohen në nxitjen e prodhimit të blegtorëve shqiptar dhe rritjes së cilësisë së qumështit të prodhuar dhe përpunuar.