Sot është miratuar rritja e pagave për punonjësit në të gjitha bashkitë e vendit . Pas mbledhjes se qeverisë ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, tha se do të ketë edhe ristrukturim të stafeve të tyre
“Sot konkluduam një proces të rëndësishëm, i cili nisi që vitin që shkoi me dialogun vendor dhe më pas u dakordësua me të gjitha bashkitë, që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor. Kjo është një reformë strukturore, që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdha. E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo t’i kontraktojnë”.
Ky vendim sipas Maznikut, do t’i japë mundësi bashkive të tërheqin nga tregu profesionistë duke kontribuar në mënyrë efikase.