Nuk është asnjëherë herët për të menduar për pensionin privat
Koha fluturon por jo të gjithë e mendojnë që në rini ndarjen e një fondi për pension privat. Por rastet e qytetarëve që kanë qenë të ndërgjegjësuar për këtë moment të jetës, na tregojnë se kanë bërë gjënë e duhur pasi sot përveç pensionit që i takon nga shteti po marrin edhe pension privat nga SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA. Kjo bën që ti përballojnë më lehtësisht shpenzimet e moshës.
Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA fton qytetarët që të mendojnë për pensionin sa më herët të jetë e mundur, në mënyrë që të ruani të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit. Në dallim nga pensioni shtetëror, pensioni vullnetar i SIGAL LIFE UNIQA ofron më shumë fleksibilitet në kontribute dhe në rast fatkeqësie shumat e patërhequra janë pronë e trashëgimtarëve.
• Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore. Vlerën e kontributit dhe kohën e tërheqjes së tij e përcaktoni vetë.
• Pension të parakohshëm: 5 vjet para se të mbushni moshën për pension, sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore
• Pension invaliditeti: në rast sëmundje ose aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit
• Pension familjar: në rast fatkeqësie të anëtarit
Përse nevojitet Pensioni Vullnetar?
Gjatë rinisë shumë pak persona mendojnë për moshën e pensionit, duke e kujtuar atë si një kohë të largët. Por vitet kalojnë shpejtë, e duke u bazuar në situatën aktuale me vështirësitë që kalojnë të moshuarit me pensionet e pamjaftueshme shtetërore, të mendosh për pension vullnetar sa jeni të rinj është domosdoshmëri.
Si paguhen kontributet për Pension Vullnetar?
Kontributi për pension vullnetar mund të paguhet në bazë mujore, 3-mujore, 6-mujore, vjetore gjithashtu mund të paguhet edhe si shumë e menjëhershme.
Kontributet e paguara depozitohen në llogari individuale të anëtarit të fondit të hapura pranë bankës depozitare.
Gjendja në llogarinë e anëtarit është shuma e kontribuar + fitimi nga investimi.
Si tërhiqet Pensioni Vullnetar?
E drejta për tërheqjen e pensionit pas plotësimit të moshës, bëhet në format:
1. I menjëhershëm
2. Në formën pensionit mujor
Në çdo rast shumat e patërhequra për arsye të ndryshme janë pronë e trashëgimtarëve ligjorë.
Gjendjen e llogarisë mund ta kontrolloni në çdo kohë në adresën www.fondisigal.com.al