Kërkesa për Turizmin e Aventurës në Shqipëri sa vjen e rritet. Në një intervistë Z. Elkierd Deliu nga Albanian Sport & Tourism tregon më shumë për destinacionet dhe mënyrën se si zhvillohet ky turizëm.
“Shqipëria duke qenë se i ka të gjitha komponentët për të pasur një turizëm gjithë vitin apo të plotësuar, pra të ofrojmë një paketë të plotësuar. Nëse do marrim një rast, nëse do bëjmë vetëm një itinierar për zonën e Elbasanit duke qenë se edhe bazën tonë e kemi në Elbasan, pra i presim në aeroport, pastaj shkojmë në Elbasan,. Aty kryejmë aktivitete kultutore që do të thotë një vizitë tek kalaja, tek kisha, xhamia. Pastaj nëse kemi të vendosur edhe elementë të turizmit të qëndrueshëm kemi disa punishte në Elbasan. Ne i dergojmë dhe turistët mund të marrin pjesë në një punishte ku bëhen qilimat tradicional, mund të shkojnë të bëjnë degustim vaj ulliri, mund të bëjnë gjithashtu edhe degustim mjalti.”
Paketat janë të ndryshme, dhe kostot sipas ekspertëve të turizmit nuk janë të larta.
“Atëhere paketat varen nga çfarë përfshihet. Marrim rastin klasik nëse një turist do bëjë një tur le të themi 10 ditor dhe në këtë tur do të përfshijë edhe aventurën. Në këtë rast ne i bëjmë një paketë të plotë të kombinuar me kulturë dhe me turizmin e aventurës, le të themi që një paketë për një turist të huaj europian pa llogaritur kostot e fluturimit varion nga 1000-1500 euro për 10 deri në 15 ditë. Kërkesat janë nga më të ndryshmet, ka persona që duan të bëjnë vetëm ecje hiking. Normalisht paketa nëse do bëjë vetëm hiking do kushtojë më pak, nëse do bëjë një itinerar të veriut, Tiranë, Shkodër, Theth, eksplorimi i zonës së Thethit, pastaj kalimi Theth- Valbonë, pastaj ecjen në Valbone, kthimi me traget në Koman, përsëri kthimi në Tiranë, pra një tur mund të shkojë afërsisht nga 500-700 euro pa përfshirë çmimin e avionit”.