• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Kuzhinieri i parë në Shqipëri që hap një Burger

July 24, 2023
in Biznes, Histori Suksesi, RISI
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Alfred Marku sfidon me LEJLEKU BURGER

Chef Alfred Marku, i quajtur ndryshe edhe “kompozitori” i kuzhinës, njihet në Shqipëri si mjeshtri i gatimit që revolucionarizoi gastronominë shqiptare, duke e sjellë tradicionalen në formatin “gourmet”.

Pas një përvoje të spikatur në Itali, ai u kthye në vendlindje si Chef kuzhine dhe prej 17 vitesh magjeps klientët e restorantit të tij “Rapsodia”, duke u servirur ushqimet e traditës në një formë të përpunuar me estetikë të lartë, risi të vazhdueshme dhe shije të pangatërrueshme.

Ushqehu shëndetshëm duke përdorur prodhime shqiptare, është udhërrëfyesi i punës së tij. Ndërsa gatimet e tij gourmet vijnë si një rapsodi e mrekullueshme shqiptare në pjatë, sfidon me  LEJLEKU BURGER. 

Një chef i gatimit gourmet, propozon një linjë të shëndetshme fast food-i.  E ka quajtur “Buka e Lejlekut”, fast food-in e tij të hapur në Lezhë para pak ditësh. 

Për lexuesit e Probizz.al sjellim këtë intervistë me chef Alfred Marku.

  • Duket se sfida juaj është të krijosh shije të reja. BUKA E LEJLEKU synon të jetë një tjetër eksperiment i suksesshëm?

    Unë shpresoj që Buka e Lejlekut të pëlqehet nga fëmijët dhe të rinjtë, se me këtë synim ka ardhur. Më ka ngacmuar gjithmonë te “Rapsodia” ideja si do t’i kënaqja fëmijët. Të rriturit dinë ku shkojnë dhe pse, ndërsa fëmija që është me prindin mbetet të kënaqet nga zgjedhjet e tyre. Padyshim që duhet të hanë shëndetshëm, por duhet edhe ta shijojnë me qejf ushqimin e shëndetshëm. Me këtë merak pata sajuar brusketa e disa lloje qoftesh në restorant, enkas për fëmijët, duke i testuar me fëmijët e mi. Kështu u ngjiz ideja e Lejleku Burger, si një propozim për ushqim të shëndetshëm në modelin e fast food-it. 

    Edhe emri “Buka e Lejlekut” më ka ardhur krejt spontanisht duke përpunuar idenë. Doja të ishte diçka e dashur dhe e mezipritur nga fëmijët, si ai ushqimi që mban lejleku në sqep për fëmijët e vet. 

    Mirë për fëmijët e të rinjtë, që janë konsumatorët klasikë të fast food-it, dhe rehati për prindërit që të dinë se fëmija ka ngrënë shëndetshëm edhe pse fast food. Uroj të na shkojë mbarë kjo sfidë. 

    • Me nismën e fundit, ju bëheni kuzhinieri i parë në Shqipëri që hapni një Burger. Çfarë  “vepër arti” sjell chef Alfredi kësaj here?

    Po, besoj se përbëj lajm në mjedisin profesional si chef që performoj njëkohësisht me gatimin gourmet, që është restorant “Rapsodia”, dhe në të ashtuquajturin fast food, me Bukën e Lejlekut.

    Ajo që di me siguri është se çdo produkt në Bukën e Lejlekut është cilësor, i përgatitur në kuzhinë dhe jo i gatshëm – duke përfshirë këtu majonezën, ketchup-in, patate Kukësi dhe jo paketimet industriale, qofte të bëra vetë dhe jo prodhim fabrike, bukë shtëpie të llojeve të ndryshme dhe jo ato standard, që përdoren në industrinë e fast food-it.

    Çdo ingredient përpunohet në kuzhinë, për të ardhur si një ushqim i shpejtë dhe i shëndetshëm. Kam zgjedhur një staf të përkushtuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe cilësi kërkesave të klientëve, si në mjediset e Bukës së Lejlekut ashtu edhe në delivery, nëpër shtëpitë, zyrat a kudo që duan Bukë Lejleku.

    Besoj se shijet duhen kultivuar, sidomos tek fëmijët. Nuk mund të presim që të jenë zgjedhës të mirë të ushqimit, nëse nuk arrijmë t’ua sjellim në format e preferuara prej tyre me shije të reja. Gatimi është art dhe duhet shijuar si i tillë. Një publik i kultivuar di ta shijojë artin, edhe në gatim. Buka e Lejlekut është një investim në këtë drejtim, të kultivojmë ushqimin e mirë tek fëmijët. 

    • Pse zgjodhët Lezhën dhe jo kryeqytetin, psh?

    Sepse Lezha është qyteti im, që më ka mirëpritur këtu e 17 vite më parë me gatimin inovator të “Rapsodisë”, atëherë kur nuk njihej dhe as mendohej se mund të ishte e sukseshme kuzhina gourmet. Ia kam borxh Lezhës, që të prezantoj aty për herë të parë fast food-in jo industrial, gatimin e shpejtë dhe të shëndetshëm, me shije jo standarde siç jemi mësuar.

    Përveç kësaj mbetet e rëndësishme edhe një rrethanë tjetër: freskia dhe cilësia e produkteve që përdoren të gjalla, të papërpunuara. Sallata jeshile, domatet, kastravecat e të tjerat vijnë nga kopshti i Rapsodisë. Bulmeti po ashtu, vjen nga baxho jonë. 

    Oferta kulinare e Lezhës prin në nivel kombëtar dhe unë i besoj fort zhvillimit të tregjeve lokale, mbështetjes së biznesit lokal, produktit lokal. Tirana aty është dhe shumë mirë që është me dinamikat e veta, por mbetem partizan i zhvillimit të qëndrueshëm lokal. Jam i lumtur të njihem si chef Alfred Marku i Lezhës. 

    • Ku e gjen frymëzimin për të qenë kreativ në receta?

    Nga çdo gjë që më rrethon, i bekuar që jetoj në një vend të bukur si Lezha ku  përbashkohen mal e det. Dhe kur them këtë do të thotë edhe një pasuri e larmishme e florës dhe faunës, një thesar për gatim cilësor dhe të pasur. Tradita jonë autentike në kuzhinë është një tjetër frymëzim që më sfidon për të eksperimentuar kombinime, forma të reja mbi shije të njohura dhe të dashura për ne.  

    Kam një ngacmim të përhershëm për të ndjekur trendet e reja të gatimit profesional, duke mbetur i lidhur me traditën dhe kujtesën tonë të shijes.

    Buka e Lejlekut është sfida e radhës; të sjell shijen e rafinuar në një format të industrializuar si fast food-i.  Nuk është një sfidë e lehtë, por prandaj është e bukur. Me këtë rast, dua t’ju falënderoj për vëmendjen dhe kujdesin ndaj zhvillimeve të biznesit në mjedisin shqiptar.

    Tags: alfredmarkuburgerKuzhinierlejlekuburgerLezhe
    ShareTweetShare

    TE NGJASHME

    Oferta fantastike e AllWeb: Blini 5 bileta, përfitoni të gjashtën FALAS!
    Biznes

    Oferta fantastike e AllWeb: Blini 5 bileta, përfitoni të gjashtën FALAS!

    October 28, 2026
    Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare
    Biznes

    Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

    October 15, 2026
    Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
    Biznes

    Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

    October 12, 2026
    Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
    Histori Suksesi

    Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

    October 2, 2026
    Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç
    Biznes

    Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç

    September 30, 2026
    Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!
    Histori Suksesi

    Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!

    September 24, 2026
    Next Post
    Vetëm në qershor, 1 milion të huaj në Shqipëri

    Vetëm në qershor, 1 milion të huaj në Shqipëri

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    TE FUNDIT

    WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

    WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

    4 hours ago
    Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

    Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

    8 hours ago
    Oferta fantastike e AllWeb: Blini 5 bileta, përfitoni të gjashtën FALAS!

    Oferta fantastike e AllWeb: Blini 5 bileta, përfitoni të gjashtën FALAS!

    9 hours ago
    Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027

    Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027

    12 hours ago
    Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

    Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

    1 day ago

    TE REKOMANDUARA

      NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

      Probizz.al

      © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

      TE TJERA

      • BIZNES
      • HISTORI SUKSESI
      • AKTUALITET
      • INTERVISTA
      • EKONOMI
      • EVENTE
      • BOTA

      NA NDIQNI

      No Result
      View All Result
      • FILLIMI
      • BIZNES
        • STARTUP
        • BIZNESE VIP
        • SME
      • HISTORI SUKSESI
        • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
        • TALENTE TE REJA
      • AKTUALITET
        • NJOFTIM I RENDESISHEM
        • DESTINACIONE
        • SPORT
      • INTERVISTA
        • KARRIERE
        • OPINIONE
        • INTERVISTE AKTUALITETI
      • EKONOMI
        • PUBLIKIME
        • RAPORTE
      • EVENTE
        • MARKETING
        • PANAIRE
        • TRAJNIME
      • BOTA
        • TEKNOLOGJI
        • RISI
        • SHKENCE
        • SHOW BIZZ
      • LIFESTYLE
        • KESHILLA SHENDETI
        • KESHILLA BUKURIE
        • KESHILLA SUKSESI
        • SOCIAL MEDIA

      © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

      Welcome Back!

      Login to your account below

      Forgotten Password? Sign Up

      Create New Account!

      Fill the forms below to register

      All fields are required. Log In

      Retrieve your password

      Please enter your username or email address to reset your password.

      Log In
      ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
      Shiko Bizneset
      ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
      Shiko Bizneset