Si paraqitet prodhimi vendor në Shqipëri dhe si e shohin situatën ekspertët?
Profesor Doktor Fatbardh Sallku Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës thotë në një intervistë për mediat se pavarësisht krizës që ndodhemi, nuk mund të ndryshojmë strukturën e ngritur të bujqësisë dhe të kulturave që kemi. Sallaku thotë se ajo që Ministria e Bujqësisë duhet të bëjë dhe duhet të bëjmë është që t’i rikthejmë sytë tek një sipërfaqe apo tek një fond i tokës bujqësore që është i pashfrytëzuar.
“Personalisht unë jam i mendimit dhe kam bindjen që pavarësisht kushteve specifike Shqipëria nuk duhet që të ketë një ndryshim drastik të strukturave të kulturave bujqësore. E them këtë me bindje sepse shpresoj shumë që lufta të mbaroj shumë shpejt dhe vendet t’i rikthehen normalitetit. Pra, ne nuk kemi luksin që sipërfaqet e tokës bujqësore që janë të destinuara dhe që kanë përfitueshmëri më të madhe ekonomike për përime, frutokulture dhe blegtori t’i kthejnë për grurë dhe për kultura të tjera sepse pranojmë faktin që gruri nuk futet te kulturat që është me përfitueshmëri të madhe ekonomike. Por ajo që Ministria e Bujqësisë duhet të bëjë dhe ne duhet të bëjmë është që t’i rikthejmë sytë tek një sipërfaqe apo te një fond i tokës bujqësore që është i pashfrytëzuar që janë goxha, rreth 100’000-150’000 hektarë tokë dhe të nxisim pronarët, fermerët të kultivojnë këtosipërfaqe toke dhe meqenëse jemi në periudhën e mbjelljës së misrit ajo që në mund të bëjmë këto ditë është që ne të kemi një vëmendje më të shtuar drejt shtimit të sipërfaqes me misër për dy drejtime kryesore, pse jo për bukë por mbi të gjitha për foragjere sepse cmimet e misrit janë shumë të rritura në treg. “- thotë rektori i UBT.
Rektori Universitetit Bujqësor thotë se fokusi tek bujqësia nuk duhet të jetë vetëm në situatë emergjente apo kohë krizash, por ky sektor duhet të jetë gjithmonë në prioritetet e autoriteteve pasi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë. Nëse flasim për grurin sot Shqipëria përmbush afro gjysmën e nevojave që ka për konsum vendi.
“I gjithë fokusi sidomos kur bëhet fjalë për situata të jashtëzakonshme sic janë situatat e luftës apo disa krizave të tjera, i gjithë fokusi i njerëzve kthehet drejt burimeve të brendshme të çdo vendi. Pra, sa është në gjendje një vend të prodhojë ose të mbulojë nevojat e veta të brendshme për ushqime dhe shumë elementë të tjerë. Për informacionin tuaj siguria ushqimore faktikisht futet në elementet e sigursië kombëtare. Pra, një ndër pesë elementet e sigurisë kombëtare është dhe siguria ushqimore. Cka do të thotë që cdo vend do të ketë një kujdes të vecantë për plotësimin e nevojave të brendshme. Nisur nga kushtet sp[ecifike që vendi jonë ofron sidomos në lidhje me kushtet klimaterike dhe kushtet tokësore, sidomos sipërfaqen e tokës, kollonat këto 20 vitet e fundit të zhvillimit bujqësore pothuajse janë vendosur në drejtim të disa sektorëve që ato quhen si më të përfitueshme nga një pikëpamje ekonomike sic është sektori i zhvillimit të perimtarisë, të frutokulturës dhe të blegtorisë. Këto janë dhe kollonat bazë ku bujqësia shqiptare pothuajse ka dakordësuar për zhvillimin e saj dhe për vitet e ardhshme, sepse normalisht politika e cdo vendi ndjek trendin e politikës së zhvillimit evropian. Po të rikthehemi te situata aktuale ku në plan të parë gjithmonë ka dalë nevoja për ploësimin për drithëra edhe në këtë aspekt unë do të thosha që Shqipëria nga kushtet klimaterike tokësore etj. Është në kushtet kur siguron gjysmën e nevojave të veta përsa i përket pordhimit të drithrave të grurit. Në tsotal Shqipëria ka nevojë për rreth 450’000-500’000 tonë dhe me të dhënat statistikore të fundit që Shqipëri kultivon rreth 50’000-60’000 hektarë, pra ne plotësojmë nevojat rreth 200’000-250’000 tonë cka do të thotë plotësojmë nevojat për gjysmën e tyre.”- thotë Sallaku.
Universiteti Bujqësor i Tiranës është i hapur për bashkëpunim me qeverinë për të dhënë eskpertizën me të mirë dhe ndihmën e duhur me ekspertë, stafe akademike dhe studentë për t’i bërë ballë çdo krize në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
“Ku e gjen veten Universiteti Bujqësor në këtë tren. Të jem i sinqertë me ju mua nuk më vjen mirë që nevoja për dije, nevoja për këshillim, nevoja për t’u konsultuar me stafin e Universitetit Bujqësor shpeshherë bëhet në periudhat e krizave të ndryshme. Pra, ndodh le të themi kriza përsa i përket drithrave dhe rikthejmë sytë te Universiteti Bujqësor, ndodh për gripin e pulave përsëri thërrasim për ekspertiza dhe shumë elementë të tjerë. Ajo që ne me kënaqësi konstatojmë është fakti që qeveria shqiptare 2-3 vitet e fundit 4-5 vitet e fundit i ka dhënë një fokus të madh Universitetit Bujqësor. Do të doja shumë që kjo të vazhdojë në këtë trend dhe Universiteti Bujqësor të mos shikohet më si një aktor por të shikohet si një partner i ngushtë ku cdo lloj politike bujqësore që hartohet në Shqipëri të ketë edhe konsultimet e ngushta me stafin e Universitetit Bujqësor sepse kam bindjen që është stafi më i kualifikuar në të gjitha drejtimet e zhvillimit bujqësor.”- shprehet Sallaku.
Kultivimi i drithërave në vend shënoi ulje gjatë periudhës së tranzicionit, për shkak të kostove të larta të prodhimit që krijoi copëzimi i tokës dhe mekanizimi i ulët. Për ketë sezon mbjelljet kanë mbaruar dhe pritet korrja në verë./ProBizz.al