Në një konferencë për mediat guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklaruar se rënia e euros dhe forcimi i lekut nuk do të ndryshojnë normën e interesit. Ai tha se Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të mbajë normën bazë të interesit 3 %.
“Luhatjet në tregun valutor janë rritur së fundmi, por pritet që ekonomia shqiptare të shënojë rritje në tremujorin e ardhshëm. Inflacioni pritet të ulet gjatë 3 mujorit të ardhshëm. Këshilli i bankës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit, kredisë dhe depozitës. Kjo vendimmarrje u mbështet nga ecuria pozitive dhe forcimi i kursit të këmbimit gjatë gjysmës së parë të vitit. Por presioni e larta inflacionit mbeten një faktor rreziku për çmimet në vend, dhe do vazhdojmë për politikën e stabilitetit. Jemi duke ndjekur me kujdes kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit mbetet konsistent, shpejtësia e forcimit të tij mbetet e lartë. Kredia në sektorin privat ka pësuar rritje,” u shpreh guvernatori.
Gjithashtu Sejko ka theksuar se ekonomia në vend do të shënojë rritje gjatë 3-mujorit në vijim.