Sidomos gjatë periudhës së verës shumicën e ushqimeve dhe frutave i vendosim në frigorifer. Mes tyre edhe shalqirin, por kjo sipas ekspertëve konsiderohet një gabim i madh.
Shalqiri duhet të ruhet në temperaturën e dhomës në mënyrë që përbërësit ushqyes të tij të ruhen. Ndërsa kur është i ftohtë shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe materialeve ushqyese.
Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina edhe pasi të jetë këputur nga rrënja, vetëm në rastet kur ruhet në temperaturë dhome.