Miliona njerëz anembanë Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë do të jenë në gjendje të shohin një eklips të plotë diellor ditën e sotme.
Dallimi ka të bëjë me mënyrën se si dielli, hëna dhe toka rreshtohen.
Një eklips diellor ndodh kur hëna është drejtpërdrejt përballë diellit. Në një eklips të plotë diellor, si ai që do të shohim sot, hëna bllokon plotësisht diellin, duke bërë që gjithçka të errësohet për disa minuta.
Sipas raportimeve eklipsi do të zgjasë 4 minuta dhe vendet fqinje do të kenë mundësi të shohin nje eklips të pjesshëm diellor. NASA thotë se eklipsi i ardhshëm diellor do të ndodhë në vitin 2026
Eklipset janë ngjarje të rralla sepse hëna nuk rrotullohet në të njëjtin plan si Toka dhe Dielli, sipas NASA-s. Ajo është e anuar në rreth 5 gradë. Kjo është arsyeja pse nuk ka një eklips hënor çdo muaj .
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN për Probizz.al