• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Tiranë, Takimi i 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit

April 8, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Kryeqyteti mikpriti sot takimin e  70-të të Komisionit për Europëni Organizatës Botërore të Turizmit, i cili përzgjodhi Shqipërinë në një bashkëorganizim, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të UNWTO Zurab Pololikashvili, dhe të delegacioneve nga e gjithë Europa, duke shënuar një ngjarje tëveçantë në një kohë kur impakti i turizmit po transformon ndjeshëm ekonominë dhe përfaqësimin e vendit tonë në botë.

Kryeministri Edi Rama, i cili përshëndeti punimet e ditës së sotme tha se “Shpresojmë shumë që me anën e turizmit, ne të kuptojmë akoma dhe më shumë, jo vetëm për rëndësinë që ka turizmi për ekonominë, por edhe për  ndjesinë e vetëidentifikimit, si edhe për ndjesinë e humanitetit që ne mund t’i ofrojmë njëri-tjetrit.”

Deklarata e kryeministrit Edi Rama

Faleminderit shumë! Do të flas në anglisht pasi gjithmonë kam përplasje me përkthyesit, kështu që ndërkohë them që edhe ata të pushojnë ndërkohë që unë flas anglisht dhe të paguhen duke mos bërë gjë.

Atëherë, jeni të gjithë shumë të mirëpritur dhe nuk do të mbaj një fjalim të gjatë, atë fjalim të cilin në fakt ma kanë prezantuar punonjësit e mi, sigurisht të parë mirë nga Mirela, me shumë të dhëna  me shumë fakte, me fakte që flasin për suksesin që ne po përjetojmë në këtë fushë, por unë thjesht do t’ju them disa  fjalë në të cilin keni ardhur. Dhe do ta filloj me faktin që në këto vite jetë tonat, e kam fjalën për mua dhe për Mirelën, pra për brezin tonë, ne kemi njohur një periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë e të veçuar e të izoluar nga të gjithë ju. Nga ju që keni ardhur nga perëndimi, por edhe nga ju që keni ardhur nga lindja.

Sigurisht për ju qe vini nga lindja mund ta kuptoni më mirë ndoshta gjithçka qe ne kemi kaluar, megjithatë jam i sigurt, ajo që kemi kaluar ne është përtej imagjinatës të izolimit që kemi përjetuar ne dhe të brutalitetit që kemi hasur në këtë vend, pra përpara ose më saktë deri përpara 3 dhjetëvjeçarësh, ne kemi patur vetëm 5 mijë turistë dhe nuk kanë qenë 5 mijë turistë të zakonshëm, por kanë qenë 5 mijë turistë marksistë-leninistë, historiku i të cilëve ishte parë me imtësi nga autoritetet e atëhershme të cilët vinin nga partitë e majta ekstreme të të gjithë botës dhe kishin mundësinë qe të hynin në Shqipëri, e cila në atë kohë ishte Koreja e Veriut të Europës. Pra, me perëndimin, me lindjen, me imperializmin amerikan, mes social-imperializmin sovjetik ne ishim në luftë, pra ata kishin ardhur në një vend që ishte krenar, që siç na thonin ne atëherë, ishim i vetmi vend i vërtetë marksist-leninist në botë. Ata kalonin doganën në aeroportin e Rinasit, ku kaluat shumica prej jush besoj dhe menjëherë duhet të kalonin tek berberi në rast se kishin mjekër ose në rast se kishin meshkujt flokë të gjata sepse mjekra dhe flokët e gjata për meshkujt nuk lejoheshin.

Pra edhe KarlMarksi i bie apo Engels, Lenini nuk do të kishin patur mundësi të hynin në Shqipëri pa kaluar nga berberi në aeroport që t’u hiqte mjekrën apo flokët e gjata, sipas rastit. Pra mendoni sa i thellë ka qenë izolimi dhe sa e fortë ka qenë ajo ortodoksia marksiste-leniniste, të cilën ne na është dashur ta përjetojmë.

Ndërkohë që ne sot kemi një realitet tërësisht ndryshe me më shumë se 10 milionë turistë që kaluan në Shqipëri vjet, që kanë ardhur pra, kanë ndenjur në Shqipëri dhe me shifra shumë të larta gjatë këtyre muajve të parë të vitit.

Sigurisht që ju të gjithë e dini që ky nuk është vetëm sukses, kjo nuk është vetëm gjë e mirë, në vetvete sigurisht që është, por është dhe një sfidë e madhe sepse ka shumë gjëra për të cilat ne duhet të mendojmë, që duhet t’i zgjidhim në rast se dëshirojmë që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme, në rast se ne nuk dëshirojmë që Shqipëria ta humbasë bukurinë e saj të veçantë, në rast se duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë një vlerë e shtuar dhe një vend me anën e të cilit ne krijojmë hapësirën për të festuar dhe kremtuar humanitetin që ne kemi duke bërë bashkë njerëz nga vende nga më të ndryshmet, të çfarëdolloj ngjyre, të çfarëdolloj gjuhe, të çfarëdolloj kulture, të çfarëdolloj historiku që ata mund të kenë dhe për t’i bërë ata të ndihen që kanë ardhur në Shqipëri dhe jo ndokund tjetër.

E këtu e kam fjalën që ne duhet të ruajmë natyrën, ne duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme dhe ne duhet t’i gërshetojmë këto të dyja. Nga njëra anë pra të krijojmë mundësitë e duhura që njerëzit të marrin më shumë nga puna e tyre, nga toka e tyre, nga biznesi i tyre, por nga ana tjetër të kenë mundësi edhe që të lënë më shumë nga Shqipëria për brezat e ardhshëm. Ne nuk duam ta humbasim vendin tonë ndërkohë që ndërtojmë një destinacion të rëndësishëm turistik dhe unë e di që ju te gjithë i dini gabimet që janë bërë në vende të tjera, në vendet nga ku vini ju, sa i përket çështjeve si zhvillimit për shembull. Ju besoj i keni përjetuar vetë këto gjëra kur ne nuk i kemi përjetuar. Ju i keni kaluar këto faza zhvillimi, keni pra një përvojë shumë më të madhe dhe më të hershme se e jona, kështu që ju keni mësuar shumë nga gabimet tuaja.

Megjithatë unë besoj që ne nuk duhet të bëjmë të njëjta gabime. Nga gabimet tuaja ne duhet të nxjerrim mësime dhe prandaj e vlerësojmë  kaq fort organizatën tuaj, Organizatën Botërore të Turizmit dhe për këtë arsye jam këtu në këtë takim, sepse ajo që bën kjo organizatë është vërtetë fantastike. Por edhe ajo që po bën Zurab është fantastike sepse këtu nuk bëhet fjalë për të shkuar nga njëri vend tek tjetri  dhe thjesht për të bërë disa takime e për të folur për shifra të ndryshme, por këtu bëhet fjalë për ndarjen e ekspertizës, njohurive, përvojave, të gabimeve që janë bërë në të shkuarën që ato të mos përsëriten.  Këto janë gjërat më të rëndësishme dhe shpresoj fort që ne do të mësojmë sa më shumë që të jetë e mundur nga gabimet të cilat keni bërë ju që të mos i bëjmë ne. E ne tashmë i kemi bërë disa gabime tona dhe të mos harrojmë që jetojmë mes grekëve, italianëve dhe që të jesh mes tyre, do të thotë që të jesh tek “dolce-vita”, tek ajo jeta e shkujdesur dhe ti bën edhe gabime sepse nga njëra anë nuk e ke kuptuar tërësisht bekimin që të ka dhënë Perëndia, sa bujare është treguar perëndia që ka krijuar këtë vend të mrekullueshëm me këto pjesë mahnitëse të vendit, por edhe historia ka qenë kaq bujare sepse me anën e historisë dhe atyre ngjarjeve të mëdha historike që kanë ndodhur në Shqipëri, ne kemi disa vende të mahnitshme historike që na i kenë lënë trashëgimia historike, lashtësia, antikiteti, por megjithatë ne nuk jemi Zvicër dhe për çfarëdolloj arsye ndoshta është më mirë të mos jemi Zvicra, por duhet të kemi të njëjtën mënyrë të kuptuari siç kanë zviceranët për të kuptuar se çfarë duhet t’u lëmë brezave të ardhshëm që të mos prishim vendin dhe bukuritë e veta, por t’ia lëmë atë më mirë për brezat e ardhshëm.

Që të mos ju marr më shumë kohë, dëshiroj të them që gjithçka këtu më duket e bërë shumë bukur dhe  ky vend është një vend i mrekullueshëm për të bërë një takim të tillë, por këtu nuk kemi dritë natyrale, kështu që Zurab, duhet të marrësh masat që meqenëse sot kemi diell të mrekullueshëm, njerëzit të mos dëgjojnë vetëm fjalimet por edhe të kenë mundësinë të dalin pak nga salla, sepse do të ishte vërtetë shumë keq në rast se konferenca do të mbaronte në mes të natës dhe njerëzit të mos kishin patur mundësinë që të gëzonin pak nga gjithçka që ofron Tirana, por edhe moti i mrekullueshëm që ne kemi, sepse ne duam që ju të riktheheni në Tiranë dhe faleminderit që duke ardhur në Shqipëri, keni shtuar numrin e turistëve në Shqipëri. Jeni të domosdoshëm për ne dhe asnjëherë nuk kemi patur një delegacion më të madh se ky i juaji marksist –leninist, por ju nuk keni nevojë të kaloni tek berberi me detyrim, por vetëm në rast se dëshironi, por natyrisht lërini flokët sa më të gjata që dëshironi, nuk kemi paragjykime për asgjë dhe gëzojuni qëndrimit tuaj në Tiranë, shijojeni Shqipërinë, Tiranën, jemi shumë krenar që jemi pjesë e komunitetit tuaj dhe shpresojmë shumë që do të jemi anëtar i këtij komuniteti me dinjitet të plotë dhe me respekt të plotë ndërmjet të gjithë juve. Dhe shpresojmë shumë që me anën  e turizmit ne të kuptojmë akoma dhe më shumë, jo vetëm rëndësinë që ka turizmi për ekonominë, por edhe për ndjesinë e vet identifikimit, por edhe për atë ndjesinë e humantitetit që ne mund t’i ofrojmë njëri –tjetrit dhe është vërtetët fantastike që shoh kaq shumë nga ju, kaq shumë vende nga të cilat ju keni ardhur, nga vende të ndryshme në këtë sallë, këtu në Tiranë.

Sigurisht do të thosha që Zurab tha fjalë të shumë bukura për mua, disa prej të cilave ishin të ekzagjeruar, megjithatë ja që këto janë ato rastet kur ne mund të ekzagjerojmë, por nuk është se po i shlyej borxhin Zurabit. Unë thjeshtë do të them një gjë që është fare e qartë dhe e dukshme, që pa këtë zotëri këtu dhe pa faktin që ky është kaq i drejtpërdrejtë dhe kaq i sinqertë dhe kaq i gatshëm për të ndihmuar, ne nuk do të kishim arritur këto gjëra që kemi arritur, që jemi këtu sot si pala mikpritëse për të gjithë ju. Ky është nder për ne dhe mos harroni që në këtë vend që ju keni ardhur mund të takoni myslimanë të llojeve të ndryshme, suni, por edhe bektashinjtë shqiptar, mund të takoni të krishterë, katolikë apo ortodoks, mund të takoni ateist sigurisht, si kudo, por këtu kemi një besim të përbashkët për të gjithë ne që shkon mbi çdo fe që është mikpritja. Dhe ligji ynë i përbashkët i shkruajtur në Mesjetë kodi i Lek Dukagjinit thotë që: Shtëpia e shqiptarit është personit që të ka ardhur për vizitë dhe që ti e nderon perëndinë duke nderuar këtë vizitor.

Kështu që sot shpresoj që të ndiheni si perëndi edhe që të keni besim te ne, si perëndia e mikpritjes. Faleminderit të gjithëve!

Tags: europenOrganizatenBoteroreTurizmiTirane
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare
Destinacione

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare

July 13, 2026
Shtyhet deri me 20 shkurt 2026 afati për deklarimin e inventarit tek Tatimet
Aktualitet

Administrata Tatimore intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri të larta

July 13, 2026
Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit
Destinacione

Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit

July 11, 2026
Shqiptarët paguajnë për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së
Aktualitet

Shqiptarët paguajnë për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

July 11, 2026
Shqipëria ka potencial të lartë në prodhimin e gjelbër, por ekosistem ende të vogël teknologjik
Aktualitet

Shqipëria ka potencial të lartë në prodhimin e gjelbër, por ekosistem ende të vogël teknologjik

July 10, 2026
Autofaturat bujqësore, 258 aplikime në 8 ditë – Mbështetja 10%, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro
Aktualitet

Autofaturat bujqësore, 258 aplikime në 8 ditë – Mbështetja 10%, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro

July 9, 2026
Next Post
Ulje rekord e çmimit të naftës

Rritet çmimi i naftës, 90 dollarë për fuci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset