Kur jeton nё Tiranë dhe ke njё fundjavё tё shkurtёr, qё s’tё jep mundёsi pёr t’u larguar dhe pёr t’u shkёputur nga zhurmat e qytetit, mund tё biesh lehtёsisht nё dёshpёrim apo ta gjesh veten duke lakmuar fotot e miqve tё tu nё instagram, tё cilёt si pёr tё ta shtuar zilinё, shfaqen buzё detit, nё lugina plot ngjyra, shpate malesh, a pranё lumenjve.
Ajo qё tё sygjerojmё tё bёsh nё kёtё rast ёshtё tё mbyllёsh instagramin, tё ҫohesh, tё marrёsh njё mjet transporti, qoftё ajo edhe njё biҫikletё pёr aq sa moti ta lejon, dhe tё nisesh drejt Verilindjes sё kryeqytetit, pёr nё Shkallёn e Tujanit, mё pak se pesёmbёdhjetё kilometra nga qendra.
Udhëtim i përshtatshëm brenda ditës
Nё vetёm njёzet minuta do ta gjesh veten tё zhytur mes kanioneve qё, herё tё lёmuar e herё tё mprehtё, ngrihen anёve tё Lumit tё Tiranёs. Papritur zhurmat e trafikut tё kryeqytetit zёvendosohen nga cicёrima zogjsh a fёshfёrima gjethesh, sipas stinёs, e gjithmonё nga gurgullima e ujit tё lumit. Shkalla e Tujanit është edhe kufiri gjeografik që ndan malin e Brrarit nga ai i Dajtit. Dikur, ky vend, ka qёnё “arratisja” e preferuar e çunave tё “tironёs”, tё cilёt mbёrrinin kёtu nё biҫiklete pёr t’u larё nё lumё.
Si të mbërrish
Si çdo gjё e bukur qё arrihet pas njё mundi tё vogёl, ajo qё duhet tё japim nga vetja pёr tё shijuar bukurinё natyrore tё Shkallёs sё Tujanit, ёshtё pak durim pёr gati tri kilometra rrugё tё pa asfaltuar, segment i Rrugёs sё Arbrit, qё ёshtё ende nё ndёrtim.
Megjithёse nuk ka tabela tё sakta qё tё tё lehtёsojnё mbёrritjen, nёse nisesh nga Rruga e Dibrёs dhe i shkon deri ne fund asaj, duke marrё mё pas drejtimin pёr nga ura e famshme e Brrarit, vёshtirё tё gabosh. Nё ҫdo rast, vendasit janё gjithmonё udhёrrёfyesit mё tё mirё.
Në rast se ju befason një uri e papritur, restoranti i vetëm i zonës, ofron një menu të pasur mishi, me një raport të mirë cilësi/çmim.
Nëse gabon drejtimin
E nёse gabimisht do tё vendosni nё udhёzuesin tuaj satelitor fshatin Tujan, nё vend tё Shkallёs sё Tujanit, do ta gjeni veten nё njё rrugё tё ngushtё, me mbetje asfalti, qё ulet e ngrihet nё stil “russian mountains”, mes fushash me pemё ulliri qindravjeҫare dhe rrallё e tek, ndonjё shtёpi. Me tё mbёrritur nё fshat, duhet tё kthehesh mbrapsht nga e njёjta rrugё çamarroke.
Nga njëra anë, apo nga tjetra, kjo përvojë ditore në një natyrë kaq të bukur, do t’ju japë mundësinë për shkrepje të shumta, të denja për t’u ndarë me miqtë tuaj në Instagram dhe rrjete të tjera sociale.
Burimi: Into Albania