Konsumi i tepruar i sheqerit mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj.
Disa nga pasojat që mund të ketë trupi janë :
Plakje e parakohshme si vija të holla dhe varje
- Sëmundje të diabetit i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës
- Ndihmon në përhapjen e qelizave kancerogjene
- Akne në fytyrë dhe në trup
Çdo vit femrat shpenzojnë miliona për produkte bukurie, të joshura nga premtimi se do të kthejnë vitet pas. Por këtu ka një lajm të keq: në qoftë se ju konsumoni shpesh ushqime të pasura me sheqer, po i humbisni paratë e shpenzuara në kozmetikë.