• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Shoqata Shqiptare e Bankave këshillon qytetarët mbi përpjekjet për mashtrime online 

January 17, 2025
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në një prononcim për mediat trajtoi çështjen e rritjes së përpjekjeve për mashtrime online të cilat përdorin të dhënat personale dhe bankare për të kryer veprime në internet.

Si funksionojnë këto mashtrime?

Sipas informacionit nga bankat, janë identifikuar tre forma kryesore përpjekjesh për të mashtruar mbajtësit e një karte apo llogarie bankare:

  1. Oferta joshëse nga tregtarë të rremë, duke përdorur edhe emra të mirënjohur tregtarësh  për të fituar besimin e qytetarëve.
  2. Faqe tregtare të rreme, të cilat paraqiten sikur ofrojnë oferta apo shërbime të vërteta.
  3. Njoftime që premtojnë përfitime financiare, si p.sh. fonde falas nëse je mbi një moshë të caktuar për t’i shpenzuar te njësia tregtare (këto raste publikohen më shumë në internet, në rrjetet sociale), të ka ardhur një pako por mungon informacioni i adresës, ose mesazhe telefonike (kryesisht SMS ose iMessage) për pako të mbërritura në emrin tënd për të cilën duhet të kryhet pagesë me kartë online në një faqe të rremë.

Këto përpjekje mashtruese realizohen kryesisht përmes SMS-ve, email-eve dhe rrjeteve sociale, duke u kërkuar qytetarëve të ndjekin linqe të dyshimta. Nëse linqet ndiqen, mashtruesit kërkojnë të dhëna personale dhe të dhëna sigurie, si kode, PIN etj., duke realizuar transaksione të paligjshme në favor të llogarive të tyre.Në rast të mashtrimit, të vidhen të dhënat personale dhe ato të kartës bankare, plus dëmi financiar sepse transaksioni në para realizohet me sukses. Fatkeqësisht, ka pasur raste të raportuara ku individë kanë rënë pre e këtyre skemave mashtruese.

Masat parandaluese të sugjeruara

Për të mbrojtur veten nga këto mashtrime, AAB dhe bankat anëtare i këshillojnë qytetarët të ndjekin këto udhëzime:

  • Fshini çdo mesazh apo email tëardhur nga burime të dyshimtaqë ju kërkon të klikoni në linqe ose të bëni telefonata në numra të treguar në tekst.
  • Mos tregoni asnjë kuriozitet për të provuar se çfarë mund të jenë këto njoftime joshëse ose që ju kërkojnë të kryeni një veprim me urgjencë.
  • Mos iu përgjigjni teksteve që duket se janë nga një institucion financiar ose shitësqë ju kërkojnë të përditësoni informacionin e llogarisë tuaj ose të jepni informacione personale.
  • Në asnjë rast banka nuk do t’ju kërkojë të dhënat personale bankare, si numrin e kartës, PIN, kode sekrete ose fjalëkalime. Në qoftë se ju kërkohen këto të dhëna nëpërmjet email-it, sms ose telefonatave, me shumë mundësi është një përpjekje mashtrimi.
  • Kryeni pagesa online vetëm në dyqanet dhe tregtarët e besueshëm, pasi të keni verifikuar faqen e tyre zyrtare në internet dhe në qoftë se keni kryer më përpara një blerje të suksesshme.
  • Njoftoni menjëherë bankën tuaj për të gjurmuar burimin e mesazhit dhe marë masa për të bllokuar dërguesin.
  • Në rast se keni kryer një transaksion të tillë, pra jeni mashtruar, duhet patjetër të kontaktoni menjëherë bankën që të ndryshoni menjëherë kartën dhe elementët e tjerë të sigurisë së qasjes dhe veprimit në llogari.

Bankat anëtare të AAB-së kanë ndërmarrë hapa konkretë për të informuar dhe mbrojtur klientët duke publikuar njoftime për ndërgjegjësim në rrjetet sociale dhe ATM-të dhe përmirësuar  sistemet e  sigurisë për të parandaluar këto mashtrime. AAB ka intensifikuar bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të ndjekur dhe adresuar këto raste mashtrimi. Ky bashkëpunim institucional së bashku me ndërgjegjësimin e klientëve bankarë, është i nevojshëm për të eliminuar rreziqet dhe rritur sigurinë financiare të qytetarëve.

Tags: mashtrimeOnlineshoqatashqiptareebankave
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik
Ekonomi

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

July 17, 2026
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit
Ekonomi

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

July 17, 2026
MARRËVESHJE PËR MBROJTJEN E KARTËMONEDHAVE EURO NGA FALSIFIKIMI
Ekonomi

Shqipëria bëhet gati për adoptimin e euros si monedhë zyrtare – Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullat për kalimin në Eurozonë

July 16, 2026
Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale
Bota

Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale

July 14, 2026
Shtyhet deri me 20 shkurt 2026 afati për deklarimin e inventarit tek Tatimet
Aktualitet

Administrata Tatimore intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri të larta

July 13, 2026
Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?
Bota

Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?

July 12, 2026
Next Post
Kredi me 0% interes për 530 nëpunës të administratës

Kredi me 0% interes për 530 nëpunës të administratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset