Nëse jeni në pritje të ëmbël, keni një baby shower apo dëshironi të përgatisni një surprizë të bukur për një të afërmen apo mikeshën tuaj , mjafton një kërkim online tek GREPI i ARTË.
Një “dritare” me produkte të punuara me dorë, me një gamë të shumëllojshme shportash për bebe .
Përvecse të sigurta dhe komode, produktet me grep dhe qëndisje janë kthyer një trend i kohës dhe me cmime të arsyeshme.
Në një intervistë të shkurtër për Probizz.al, GREPI I ARTË na tregon për traditën e vjetër të rikthyer në “modë” vitet e fundit.
Kur nisët të realizonit punime me dore?
Ky biznes ka nisur të funksionojë prej dy vitesh duke kryer punime me dorë për bebe të sapolindura.
Pse u fokusuat vetëm tek shportat e bebit?
Cdo gjë nis nga vetja. Filloi nga kujdesi për beben time dhe më pas vazhdoi edhe për fëmijët e tjerë duke pasur parasysh se të gjithë prindërit duan më të mirën për fëmijën e tyre. Sigurisht produktet janë edhe cilësore.
Nga ndryshon një punim me dorë nga të tjerat, ka më shumë siguri, janë më komode, me të shëndetshmne për të vegjlit apo është thjesht një trend i kohës?
Janë të gjitha bashkë. Përvec se një trend i kohës janë edhe më komode për bebet. Gjithashtu u krijon lehtësi nënave në përdorim si brenda ambjenteve të shtëpisë ashtu edhe jashtë saj.
Nga cilat qytete ka kërkesat më të mëdha për shporta bebesh?
Kërkesat më të mëdha janë nga Shkodra dhe Tirana.
A planifikoni ta zgjeroni edhe në produkte të tjera biznesin tuaj?
Biznesi ka pak vite që është ngritur dhe fillimi është i vështirë . Planet për të ardhmen ekzistojne dhe janë në fokusin tim. Dua që GREPI I ARTË të zgjerohet akoma edhe më shumë me produkte të punuara me dorë .
Kontakt
Instagram https://instagram.com/grepiarte.al?igshid=MzRlODBiNWFlZA==