Në kuadër të mbledhjes së dy Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Administratat Doganore respektive nënshkruan tre akte të rëndësishme, si “Manuali i përbashkët për Procedurat Standarte të Operimit (PSO) për pikën e kalimit kufitar Morinë-Vermicë”.
Urdhërin e përbashkët “Për funksionimin e profileve të riskut në zbatimin e procedurave të transitit të mallrave përmes territorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas”.
“Manualin “Për procedurat e tranzitit në zyrën e doganës së Kosovës pranë Portit Detar të Durrësit”, i cili do të hyjë në fuqi në një moment të dytë sipas njoftimit të ndërsjelltë.
Miratimi i këtyre akteve sjell:
-Standartizim dhe njehësim të procedurave doganore.
-Lehtësim të lëvizjes së mallrave në të dy vendet.
-Uljen e kohës së përpunimit të mallrave përmes analizave të përbashkëta të profileve të riskut.
-Uljen e kostove për bizneset e dy vendeve përmes aplikimeve të procedurave të thjeshtëzuara. /ProBizz.al