Nga 1 tetor 2021 deri më 31 mars 2022, në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të mbahet Expo 2020 Dubai.
Përfaqësimi i vendit në një panair botëror të këtyre përmasave përbën një ngjarje me rëndësi të veçantë.
Shqipëria në Expo do ketë pavijonin e vet, i cili do jetë i vendosur në zonën e Lëvizshmërisë (Mobility).
Mobility, një hapësirë që krijon dhe prezanton ura lidhëse fizike dhe virtuale për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ideve, duke siguruar qasje më të lehtë në tregje, njohuri dhe inovacion.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në faqen web ka krijuar një rubrikë të posaçme dedikuar pjesëmarrjes së Shqipërisë në Expo 2020 Dubai: https://www.aida.gov.al/sq/expo-2020-dubai-uae