Shkencëtarët nga University of South Carolina vendosën të analizonin kimikatet që gjendeshin në ujin e rubinetit të përdorur për të gatuar makaronat dhe zbuluan se shtimi i kripës në kohën e gabuar mund të sjellë dëme për shëndetin tuaj.
Kur kimikatet që gjenden në sasi të pakta në ujin e rubinetit kombinohen me kripën, mund të krijojnë nënprodukte të dezinfektimit me jod (DBP) të cilat mund të çojnë në dëmtim të mëlçisë, ulje të aktivitetit të sistemit nervoz si dheshfaqjen e kancerit.
Për të reduktuar krijimin e këtyre nënprodukteve të dëmshme, studiuesit kanë zbuluar disa “sekrete” se si të mbroni shëndetin tuaj. Fillimisht duhet që duhet të valoni ujin pa vendosur kapakun. Sigurisht uji mund të valojë më shpejt me kapakun e vendosur, pasi rrit shpejt temperaturën e ujit, por në të njejtën kohë bllokon daljen dhe këto substanca të dëmshme.
Gjithashtu ju nuk duhet të neglizhoni as kullimin e mirë pas gatimit të makaronave nga uji me të cilin janë zier. Megjithatë studiuesit rekomandojnë që ju të shtoni kripën e jodizuar pas gatimit të makaronave.
“Shtimi i kripës së jodizuar pas gatimit duhet të reduktojë rrezikun e formimit të nënprodukteve të padëshiruara, por rekomandohet përdorimi i kripës së pajodizuar nëse e hidhni kripën para zierjes,” -tregojnë studiuesit.