Në të gjithë vendin janë shtuar sipërfaqet e tokave të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike. Përmes mbështetjes financiare nga Skema Kombëtare në Bujqësi dhe programi IPARD II është rritur në 2080 ha sipërfaqja e mbjellë me këto bimë në vitet e fundit.
AZHBR bën të ditur se, kërkesa në rritje e tregjeve të huaja që sigurojnë edhe fitime më të mëdha për familjet fermere, i ka nxitur ata për t’u marrë me këtë aktivitet.
Në Shqipëri ka mbi 7 mijë lloje bimësh, të cilat formojnë thuajse 32 % të të gjithë florës së Europës. Më 2022, vendi ynë ka eksportuar mbi 15.000 tonë bimë mjekësore dhe aromatike, me vlerë mbi 50 milionë euro.
Produktet më të rëndësishme të eksportit janë sherbela, rigoni, trumza, livando, etj.
Burimi: AZHBR